Sipas një kërkimi danez, të kesh një cilësi të mirë gjumi është thelbësore për shëndetin në të ardhmen, edhe sepse ndikon në njëfarë mase në stilin e jetesës. Gjumi i shqetësuar ndikon për zakonet jo të shëndetshme. Ajo mes gjumit dhe stilit të jetesës është një marrëdhënie e ndërlikuar dhe e varur. Ky studim ka treguar se gjumi mund të ndikojë në aftësinë për të ruajtur një stil jetese të shën-detshëm. Nëse gjumi fillon të përkeqësohet, është më e mundur që të bëni sjellje negative për shëndetin. Për shembull, është zbuluar se duhanpirësit, të cilët kanë një kohëzgjatje të përshtatshme gjumi, kanë më shumë mundësi ta lënë duhanin në vitet pasardhëse, krahasuar me ata që bëjnë gjumë të shqetësuar. Dhe trende të tilla janë vëzhguar edhe për aspektet e tjera të stilit të jetës, mes të cilave mungesa dhe cilësia e keqe e gjumit është parashikuese e një rreziku më të madh mosaktivizimi fizik e mbipeshe. Studimi ka përfshirë një numër të madh pjesëmarrësish (rreth 35 000) nga vendet nordike, të cilët i janë nënshtruar monitorimit për tetë vjet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.