Në fokus

September 28, 2019 | 8:22

Gjumi i drekës mban larg tensionin e lartë

Janë të mjaftueshme 45 minuta gjumi në drekë për të kthyer tensionin në vlerat normale dhe të duhura. Zbulimi vjen nga një grup studiuesish të “Allegheny College” në Pennsylvania.

Në eksperiment kanë marrë pjesë 85 studentë, të ndarë në dy grupe. Grupi i parë mund të flinte maksimumi deri në 60 minuta, ndërsa grupi i dytë duhet me çdo kusht që të evitonte gjumin e drekës. Pas “pushimit të drekës”, të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një testi mendor, me qëllimin për të krijuar një ‘ngacmim’ të tensionit.

Rezultatet nxorën në pah se ngritja e tensionit ishte më e pakët te personat që kishin fjetur gjumë, krahasuar me pjesëtarët e grupit tjetër. Pushimi i drekës duket se është një praktikë mbrojtëse, sidomos për individët që rrezikohen nga problemet kardiake.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top