Në fokus

June 24, 2019 | 14:50

Gjumi i mirë ju dobëson

Të flini shumë bën mirë nëse dëshironi të dobësoheni. Ky konfirmim vjen nga studiuesit e Universitetit të Chicago-s, pasi mbajtën nën kontroll 10 vullnetarë nga mosha 35-49 vjeç, të cilët ishin mbipeshë ose obezë. Vullnetarët iu nënshtruan një diete hipokalorike me 1450 kalori në ditë. Të vlerësuar në dy periudha – e para kur kishin fjetur 8.5 orë në natë dhe e dyta 5.5 orë.

Pas këtij eksperimenti studiuesit vunë re një rënie në peshë me rreth 3 kg. Por përbërja e kilogramëve të humbur ishte e ndryshme. Me 8 orë gjumë, nga 3 kg. të humbur, gjysma përbëhej nga yndyrna. Me 5.5 orë gjumë vetëm 799 gramë ishin të përbërë nga yndyrnat.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top