Këshilla & Arsye

September 11, 2019 | 12:03

Gjumi i pasdites redukton me 50% rrezikun e atakut në zemër

Ka dy lloje njerëzish në botë ata që flenë disa herë gjatë ditës dhe ata që flenë vetëm gjatë darkës. Por edhe pse ata që flenë shpesh gjatë ditës dhe konsiderohen si përtacë në fakt investojnë për një shëndet më të mirë.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi rezulton se personat që flenë pasdite kanë 50% më pak shanse që të pësojnë atak kardiak, krahasuar me ata që nuk flenë. Sipas ekspertëve trupi ynë ka nevojë për 8 orë gjumë që të funksionojë siç duhet. Dhe një sy gjumë gjatë pasdites mund të plotësojë orët që i mungojnë nga darka.

Shkencëtarët shpjegojnë se mungesa e gjumit rrit rrezikun për arteriosklerozën e cila bën që arteriet e trupit të ngushtohen dhe të forcohen. Ekspertët e Universitetit Lausanne në Zvicër monitoruan rreth 3400 persona nga mosha 35 deri në 75 vjeç për plot 5 vite rresht. Gjatë 5 viteve të studimit ndodhën 155 raste të sulmeve në zemër ose hemorragji në tru. Ata zbuluan se gjumi gjatë ditës përgjysmonte rrezikun që të prekeshe nga këto sëmundje. Prandaj mos u ndieni në faj nëse flini pak më shumë gjatë pasditeve.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top