Disa hulumtime kanë treguar se gjumi i pasdites është i mirë për shëndetin. Dhe, sipas disa studiuesve, mjafton vetëm më pak se një orë gjumë për t’i sjellë përfitime organizmit.
Një studim grek zbuloi se pushimi gjatë drekës në fakt zvogëlon presionin e gjakut duke zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër. Në këtë studim, u testuan 212 pacientë të cilët kishin presion të lartë të gjakut, dhe dëshironin të merrnin një sy gjumë pas mesditës. Pas studimit, ku të gjithë pacientët ndoqën të njëjtin ritual, duke fjetur gjumë pas mesditës, u zbulua se këta njerëz kishin tension më të ulët se më parë.
Gjumi pasdite rrit përqendrimin
40 minuta gjumë në orët e pasdites mjaftojnë për të rritur përqendrimin dhe fokusin 100%. Të tjera hulumtime kanë treguar se 20 minuta gjumë janë më të mirë se 200 miligramë kafeinë.
Gjithashtu një nga përparësitë më të rëndësishme të gjumit është përmirësimi i kujtesës dhe funksioni kognitiv. Kjo do të thotë që ju do të mund të mendoni dhe kujtoni shumë më mirë.
Gjumi pasdite përmirëson kreativitetin e të menduarit, që është thelbësore për zgjidhjen e problemeve. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se mjaftojnë 20 minuta gjumë për të arritur te zgjidhja kreative e disa problemeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.