Mirëqenie

January 30, 2019 | 14:14

Gjumi i qetë, ilaçi më efektiv kundër çdo shqetësimi

Nëse nuk keni raporte të mirë me gjumin duhet të gjeni një mënyrë që të flini sa më shumë dhe sa më qetë. Gjumi konsiderohet një ilaç natyror i cili mund t’ju ndihmojë veçanërisht nëse i jeni nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Një studim i realizuar nga ekspertë të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se nëse nuk flini mirë kur të zbradh dita do të keni ndjeshmëri më të madhe ndaj dhembjeve. Kur ndjeni dhembje padyshim që nuk bëni një gjumë të qetë. Ekspertët arritën në përfundimin  se dhembja dhe gjumi i shoqëruar me shqetësime prodhojnë një rreth vicioz, sepse kur flihet jo mirë rritet ndjeshmëria ndaj dhembjes.

Në analizë u morën 25 persona të shëndetshëm. Pas një nate kërkuesit matën pragun e tolerancës së dhimbjes duke aplikuar mbi këta persona stimuj të nxehtë. Më pas atyre iu kërkua të flinin pak gjatë natës dhe të nesërmen u ndoq e njëjta linjë, duke aplikuar mbi ta stimuj që shkaktonin dhembje. U pa se ata kishin dhembje.

Për më tepër, në trurin e tyre, analizuar me rezonancë, sistemi i prodhimit të analgjezikëve natyrorë të trupit punon më pak pas një nate të shoqëruar nga një gjumë jo i qetë. Studiuesit arritën në përfundimin se edhe shqetësimet më të vogla të gjumit shoqëroheshin me dhembje. Prandaj kushtojini rëndësi gjumit e në këtë mënyrë do të reduktoni dhembjet.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top