Këshilla & Arsye

August 5, 2019 | 9:01

Gjumi i tepërt ju përball me rrezikun e prekjes nga këto sëmundje…

Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë.

Por nga studimet e fundit rezulton se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë. Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje:

  • Diabeti i tipit 2
  • Obeziteti
  • Sëmundjet e zemrës
  • Depresioni
  • Dhimbjet e kokës

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pafuqishëm apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim. Është e këshillueshme që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top