Kush fle gjashtë orë gjumë apo më pak, rrezikon katër herë më shumë të sëmuret me grip apo ftohje. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Kalifornisë.
Studiuesit kanë analizuar 164 persona, duke monitoruar shëndetin e tyre për 2 muaj, të cilët iu përgjigjën pyetësorëve të ndryshëm rreth zakoneve të tyre, përdorimit të alkoolit dhe duhanit dhe mbi nivelin e stresit. Për një javë, studiuesit regjistruan orët e gjumit dhe cilësinë e tij me një orë të veçantë.
Pas një jave, ata grumbulluan të dhënat dhe i analizuan ato, për të kuptuar nëse ishin sëmurur nga ndonjë virozë. Ata persona që, përgjatë një jave kishin fjetur më pak se gjashtë orë në natë, rezultuan 4.2 herë më të sulmuar nga gripi krahasuar me ata që kishin fjetur të paktën shtatë orë gjumë. Ata që në javën e parë kishin bërë më pak se pesë orë gjumë u sëmurën 4.5 herë më shpesh.
Rezultatet janë edhe më të rëndësishme pasi fotografojnë një situatë reale, me ritmet gjumë-zgjim që i ngjajnë ndryshimit të orarit gjatë stinës së vjeshtës.
Përgatiti: Manjola Ereqi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.