Mirëqenie

September 25, 2017 | 12:41

Gjumi ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve

Sipas një studimi, përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e gjumit kanë një përfitim të dyfishtë për ata që kanë probleme me gjumin për shkak të dhimbjeve kronike.

1-222

“Angazhimi në aktivitete fizike është trajtimi më i mirë për menaxhimin e dhimbjes. Shpesh, si pjesë e trajtimit, këshillohen ushtrime të ndryshme, fizioterapi, por kujt do t’i pëlqente të merrte pjesë në aktivitete të tilla kur i duket vetja si zombi?” – thotë studiuesja Nicole Tang nga Universiteti i Warw ick.-ut.

Në artikullin e publikuar në “PLos One” Tang tregon se kanë analizuar lidhjen midis gjumit të natës dhe aktivitetit fizik gjatë 24 orëve te pacientët me dhimbje kronike.

“Ndërkohë që shumë nga pacientët detyroheshin të ishin aktiv pasi u fillonin dhimbjet, ne zbuluam se ata me që kryenin më shumë aktivitet fizik bënin gjumë të qetë natën”, – thekson Tang.

Këta të fundit vendosën akselerometër për të matur aktivitetin fizik çdo orë gjatë një jave në dhomën e ndenjes apo gjumit. Ata mbajtën shënim në një ditar të dhënat mbi cilësinë e gjumit dhe nivelin e dhimbjeve. Më pas studiuesit i përdorën këto të dhëna për të përcaktuar, nëse cilësia e gjumit ndikonte në aktivitetin fizik të ditës. I vetmi parashikues i besueshëm për aktivitetin fizik ishte cilësia e gjumit.

Ky studim zbuloi se cilësia e gjumit, më shumë se dhimbja apo gjendja e keqe shpirtërore, është elementi kyç për aktivitetin fizik të së nesërmes. Si përfundim, gjumi ka fuqi çlodhëse, gjë që anashkalohet shpesh në menaxhimin e dhimbjes. Një gjumë i mirë mund t’i ndihmojë pacientët të përmirësojnë aktivitetin e tyre ditor, si dhe cilësinë e jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top