Në fokus

November 29, 2019 | 8:05

Gjyshërit janë bekim!

Një frazë shumë e zakonshme është që “gjyshet janë dy herë nëna”, e cila absolutisht korrespondon me realitetin. Që nipi të ketë një figurë të tillë në jetën e tij, ka vlerën e një bekimi të vërtetë, sepse ka të gjithë dashamirësinë e një prindi pa disavantazhin e qortimeve dhe konflikteve. Nuk ka njeri në botë që të dijë të shfaqë ngrohtësinë e tillë, një të mirë kaq të madhe dhe të pakushtëzuar. Vetëm gjyshet i kanë këto cilësi:

Mëson shumë. Ka gjithmonë diçka për të mësuar nga gjyshja, aktivitetet dhe zbavitjet që nga lojërat e fëmijës mund të bëhen pasione apo edhe vepra të vërteta.

Janë zemërgjera. Në shtëpinë e gjyshes, nipërit e mbesat janë të mirëpritur çdo ditë, por edhe miqtë, të dashurit ose të dashurat e tyre, ka vend për të gjithë, dhe gjithkush trajtohet me dashuri dhe mikpritje.

Ruajnë kujtesën historike. Gjyshet mund të tregojnë histori të jetës reale që nuk mund të lexohen as në libra, e as në internet. Duke dëgjuar për ngjarjet e familjes, mund të mësojmë për rrënjët tona, të ndajmë kujtimet dhe ndoshta t’i kalojmë ato te fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Gjithmonë të afta të të ngushëllojnë. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, një gjyshe ka aftësinë t’i bëjë të gjithë të ndjehen të sigurt, të të lehtësojë trishtimin me butësi dhe një fjalë të mirë. Çdo gjë do të shkojë në vendin e vet, ato janë të sigurta për këtë dhe bëjnë gjithçka për të të rikthyer humorin e mirë.

Dinë si t’i përkrahin nipërit e mbesat. Është e gatshme t’ju përgatisë ushqimet e preferuara. Gjyshet gjithmonë kanë për qëllim t’ju bëjnë të lumtur me thesaret e tyre. Kuzhina është arma e tyre sekrete, strategjia që përdorin për të ngritur moralin, pa dështuar kurrë në misionin e tyre.

Janë me fat ata që e ka ende gjyshen, ndaj duhet ta gëzojnë çdo ditë, ta vizitojnë sa herë që kanë kohë dhe ta harrojnë orën dhe celularin kur janë me të. Jo të gjithë e kanë këtë privilegj, ose ka nga ata që, pavarësisht se gjyshërit i kanë gjallë, nuk kanë një marrëdhënie të mirë me ta. Për ata që kanë aq shumë dashuri për të ofruar, ekzistojnë struktura vullnetare që japin mundësinë e “adoptimit të një gjyshi”, duke ofruar pak kohë për njerëzit e moshuar dhe të vetëm që nuk kanë më askënd. Bërja e një përvoje të tillë mund të jetë një mundësi e pabesueshme për pasurimin reciprok.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top