Në fokus

May 31, 2018 | 10:13

Gjyshërit nuk vdesin kurrë, ata bëhen të padukshëm (e bukur për t’u lexuar)

Gjyshërit tanë nuk vdesin kurrë: ata bëhen të padukshëm dhe qëndrojnë përgjithmonë pranë nesh, në pjesën më të thellë të zemrës sonë. Ne jemi gjithmonë të humbur, madje edhe sot për të dëgjuar përsëri tregimet e tyre, ne do të bëjmë gjithçka, të shohim thellë në sytë e tyre, të ndiejmë dashuri, gëzim, për përkëdheljet e tyre.

Ne jemi dëshmitarë të përparimit të tyre me moshën, i shohim ata të plaken dhe ikin, por ata kurrë nuk do të kenë privilegjin të na shohin ne të rritemi dhe të bëhemi të mëdhenj. Dhimbja më e madhe që përjetojmë gjatë jetës sonë është të përjetojmë ikjen e tyre në një tjetër botë. Por ata nuk largohen kurrë, ata gjithmonë qëndrojnë aty, brenda zemrës sonë, thellë në zemrën tonë.

Ne i humbasim ata ditë pas dite dhe gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ne vuajmë për mungesën e tyre. Ne japim çdo gjë për të luajtur me ta përsëri, t’u kërkojmë të na tregojnë për jetën e tyre, aventurat e tyre, si ranë në dashuri. Por jo, ne qëndrojmë këtu dhe bëhemi dëshmitarë të vdekjes së tyre. Ata na kanë mësuar shumë, na kanë edukuar, na kanë mbrojtur, kur ishim fëmijë ndiqnim hapat e tyre. Dhe pastaj, në një moment dikush i merr ata larg. Ata bëhen të padukshëm. Edhe nëse nuk janë më aty, ne ndiejmë praninë e tyre. Ata na kanë lënë trashëgiminë e tyre, të gjitha ato që kemi mësuar nga mësimet e tyre, nga shembujt e tyre. Midis gjyshërve dhe nipërve të vegjël krijohet një lidhje e pazgjidhshme, ata janë pika referuese e çdo fëmije.

Ekziston një lidhje e thellë. Një lidhje e dashurisë që shkon përtej çdo ndjenje tjetër. Kur gjyshërit vdesin, është e drejtë që fëmijët më të vegjël t’i japin lamtumirën e tyre të fundit kur ata janë ende gjallë. Ndërsa adoleshentëve kurrë nuk duhet t’u thuhet se gjyshërit fluturojnë në qiell ose është bashkuar me yjet. Ne duhet t’u themi se ka ardhur momenti kur jeta arrin një pikë, që ne të vdesim nga sëmundja, nga mosha e vjetër, ne nuk mund të jetojmë përgjithmonë. Duhet t’i parandalojmë fëmijët të krijojnë ide të gabuara. Duhet t’u tregosh gjithmonë të vërtetën.

E vërteta. Ne duhet t’i informojmë fëmijët tanë në mënyrë të thjeshtë dhe fetare, se gjyshi që vdes nuk do të kthehet kurrë te ne dhe se kurrë nuk do ta shohim. Se ne duhet t’i mbajmë kujtimet të gjalla, edhe nëse është e pamundur që nipërit t’i harrojnë ato. Nuk duhet të kemi turp të qajmë. Asnjëherë mos u fshih kur do të qash. E qara është çlirim për ne prindërit dhe një shembull për fëmijët tanë. Dhimbje, humbje, mungesë.

Gjyshërit kur nuk do të jenë më me ne, ne gjithmonë do t’i mbajmë ata në kujtimet dhe në zemrat tona.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top