Në fokus

November 1, 2018 | 12:25

Gjyshërit që kujdesen për nipërit jetojnë më shumë

Është fundjavë dhe doni të dilni me burrin tuaj, por nuk doni që fëmijët të jenë vetëm, prandaj gjëja e parë që mendoni është t’i lini te prindërit tuaj ose vjehrra…

Por, çfarë këshillohet të bëni?

Një studim i kryer nga universitetet e Berlinit dhe Australisë, që u zhvillua në mesin e 500 gjyshërve që ishin midis moshës 70 dhe 103, zbuloi se një nga avantazhet e gjyshërve që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre është rritja e jetëgjatësisë së tyre.

Ky hulumtim zbuloi se të moshuarit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre kanë jetuar mesatarisht 4 vjet më shumë se ata që nuk e kishin bërë një gjë të tillë, pasi kjo i mbushte me energji dhe përmirësonte gjendjen e tyre duke i bërë ata të ndiheshin të dobishëm.

Megjithatë, kur pjesëmarrja e gjyshërve në rritjen e fëmijëve është e tepruar, ajo përfundon duke shkaktuar stres dhe ka efekte të kundërta. Sigurisht, ndihma e prindërve ose e të afërmve mund të jetë një gjë shumë e mirë dhe pozitive, por nuk duhet të abuzoni shumë, sepse në afat të gjatë, në vend që t’i bëni ata të ndihen mirë, do të përfundoni duke shkaktuar shumë stres.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top