Në fokus

March 5, 2019 | 8:45

Gjyshërit që shpenzojnë kohë me nipërit jetojnë më gjatë

Shumica prej nesh kanë kujtime të bukura për kohën që kemi kaluar me gjyshërit. Një studim i fundit  i publikuar në blogun “Bright Side” tregon se gjyshërit dhe gjyshet që kalojnë më shumë kohë me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë.

Gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë prej 37%. Studiuesit i kryen këto vëzhgime në mbi 500 njerëz të moshës 70-vjeçare në Berlin. Dhe rezultatet treguan se rreth 50% e atyre që kujdeseshin për nipërit dhe mbesat rezultojnë të jenë ende gjallë.

Ndërsa 50% e atyre që nuk ofronin asnjë kujdes për nipërit dhe mbesat kanë ndërruar jetë brenda 5 viteve. Ky hulumtim tregon lidhjen pozitive mes përkujdesjes për të vegjlit dhe jetëgjatësisë tek njerëzit e moshuar. Një ndër arsyet që jepen është rrënjësisht e fokusuar tek e kaluara. Duket se koha e kaluar së bashku është e dobishme për të dyja palët.

 

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top