Dëshmi

June 7, 2023 | 10:42

“Gjyshi i ndjerë më kërkoi që me lekët e pensionit të realizoja një recital” / Ledia Sulaj emocionohet me rrëfimin e jetës së saj

Balerina e njohur, Ledia Sulaj ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën dhe jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” ABC News. Ndër të tjerat ajo ka folur shumë e prekur  edhe për gjyshin e saj të ndjerë, i cili i ka trashëguar dashurinë për baletin.

Ledia tregoi se në ditët e tij jo të mira, gjyshi i kishte kërkuar nënës së saj që me lekët e pensionit të bënin një recital për vajzën.

“Gjyshi e ka transmentuar dashurinë e baletit te mami në fillim, e cila ishte gjimnaste, më pas ajo te unë. Mbaj mend kur ishte në ditët e tij jo më të mira, i ka thënë mamit, që këtë pensionin tim, dua ta ruash që t’i bësh një recital vajzës. Edhe ka qene një moment shumë prekës, shumë i bukur, sepse më kishte merak, pasi ëndrrën që kishin të gjithë e shikonin pak të realizuar te unë. Kjo dashuria, kjo është familja e fortë, kjo është ajo që të bën të ndjehesh shumë ngrohtë, të vazhdosh të bësh ëndrrën tënde realitet dhe për të tjerët. Kështu që është një lidhje shumë e fortë. Unë dhe kur shkoja në Korçë, shkoja shumë prej gjyshit, edhe pse rrija pak se prapë stërvitesha, por ai më inkurajonte, më donte shumë, e vlerësoja shumë”, rrëfeu ajo.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi /abcnews.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top