Lifestyle

June 20, 2016 | 8:54

Gjyshja me linjat perfekte feston ditëlindjen 80-të

Shumë njerëz përpiqen për të filluar një jetë të re dhe më të mirë çdo javë, për vite me radhë. Disa me siguri e kanë menduar veten me një shkop ku të mbështeten në moshën 80-vjeçare, e disa të tjerë të fortë, por sërish me lëkurë të varur. Ky përfundimisht nuk është rasti i Ernestine Shepherd, gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e “bodybuilding”.

Pak ditë më parë ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 80-të, por ajo ende merr pjesë në konkurse dhe maratona, dhe paraqitja e saj është si ajo e një vajze 20-vjeçare.

Ajo tregon se trupi i saj ka filluar të marrë formë në moshën e 56 vjeçare, kur ajo dhe motra e saj “ranë në dashuri” me aerobinë dhe filluan të merrnin pjesë në evenimente të ndryshme sportive.

Në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve Guinness si femra më e vjetër që merr pjesë në “bodybuilding”.

Dieta e saj përbëhet nga orizi, gjokse pule, gështenja, drithëra, vezë, dhe me bollëk ujë.

Ernestine këshillon njerëzit që të fillojnë të kujdesen për trupin e tyre në çdo moshë.

Shikojini me vëmendje fotot e mëposhtme… Nëse një 80-vjeçare mund të ketë atë fizik falë ushtrimeve të përditshme, ndoshta duhet ta marrim më seriozisht palestrën.

6 1 2 3 4 5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top