Dëshmi

December 26, 2019 | 10:36

Gjyshja me zemër të madhe, e cila jeton në një shtëpi pleqsh dhe përgatit 500 dhurata për njerëzit në nevojë

Janë plot 500 dhurata që një gjyshe 80-vjeçare i ka përgatitur për t’ua  dhuruar nevojtarëve. Protagoniste e kësaj historie është Fran Clark, me origjinë nga Hengrove, Bristol, e cila pasi u transferua nga shtëpia e saj në një shtëpi pleqsh vendosi të shkojë në punën mënyrë që të ndihej e dobishme, gjatë kësaj kohe ajo mblodhi dhurata për njerëzit në nevojë. “Kur shkova për herë të parë në shtëpinë e pleqve u ndjeva e vetmuar dhe e mërzitur – shpjegoi zonja 80-vjeçare – por më pas pashë një njoftim në një revistë kishtare dhe mendova se ishte një ide e shkëlqyeshme”.

Pensionistja harxhon disa orë në ditë duke paketuar në kuti këpucësh dhuratat e mbledhura. Dhuratat e zgjedhura nga Fran janë objekte shumë të thjeshta si sapun dhe furça dhëmbësh, të mbledhura shpesh përmes koleksioneve bamirësie dhe grupeve lokale, por pjesërisht të paguara nga ajo, e cila gjithashtu merret  dhe me blerjen e kutive dhe letrave të dhuratave. Ajo përgatit dhurata duke i ndarë ato sipas marrësit të synuar: të rriturit marrin rroba, tualete dhe sende të tjera të ngjashme, ndërsa fëmijët dhurata më të përshtatshme, si lodra, kukulla, libra dhe lapsa me ngjyra.

Përmes këtij angazhimi gruaja fitoi nofkën e Santa Claus-it. “Kur jetoja në shtëpinë time djali im, i cili jetonte pranë meje, së bashku me nipërit vinin për të më vizituar çdo ditë, por kur unë u zhvendosa në shtëpinë e pleqve ata nuk vinin më aq shpesh dhe unë u ndjeva vetëm dhe i mërzitur”, tregon gruaja. Pastaj më lindi ideja e dhuratave që u vlerësua aq shumë saqë më dhanë një dhomë në katin e sipërm.

Pak para Krishtlindjeve dhuratat mblidhen nga organizatat për t’u dorëzuar dhe në Janar gruaja nis sërisht mbledhjen e materialeve për dhuratat e vitit të ardhshëm. Një histori e vërtetë dhe e bukur, e publikuar nga gazeta angleze The Indipendent, e cila ka bërë xhiron e botës brenda një kohe të shkurtër.

 

 

Burimi / www.business.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top