Prej 29 Prillit, Google do të nisë udhëtimin nëpër Shqipëri për fotografimin e rrugëve, me qëllim përmirësimin e shërbimit “Street View”, (Pamje e rrugëve), një hartë e kompanisë që mundëson eksplorimin e çdo vendi nga kompjuteri.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e Google me anë të një deklarate për shtyp.
“Duke nisur nga 29 Prilli, Google do të nisë udhëtimin për fotografimin 360° të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Saranda dhe disa prej zonave turistike dhe historike në vend”.
“Street View” u prezantua në 2007 -ën dhe ofrohet në 76 shtete të ndryshme të botës.
Puna për fotografimin e rrugëve të Shqipërisë do të nisë nga Tirana dhe do të vijojë nëpër qytete të tjera. Shërbimi do të jetë i përdorshëm disa muaj pas këtij procesi, që do të vijojë për 8 javë.
“Projekti zhvillon turizmin kryesisht nga jashtë. Ai sjell pamjet konkrete të Shqipërisë në kompjuter ose telefon. Projekti është konkretizim i një pune 18 mujore i cili do të ndryshojë imazhi i vendit”, ka deklaruar Ministrja e Integrimit Milena Harito gjatë prezantimit të kësaj nisme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.