Marrëdhënie

January 25, 2017 | 9:43

GOSSIP / Nga bashkëshortë në miq të ngushtë

Në kohën ku jetojmë, divorci është shtuar së tepërmi. Tek e fundit, nëse nuk jetojmë shëndetshëm, përse duhet të vuajmë? Nga ky lëmë njerëzish nuk përjashtohen as çiftet e njohura të botës së spektakleve, të cilët, edhe pse të divorcuar, kanë ditur të respektojnë njëri-tjetrin dhe të mbeten miq.

gossipGwythen Paltrow dhe Chris Martin

Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin, u martua me aktoren Gwyneth Paltrow në vitin 2004 dhe me të ka dy vajza: Apple e Moses. Çifti deklaroi ndarjen e tyre në mars të vitit 2014, por aktorja shumë herë ka pranuar se ish-bashkëshorti i saj është një baba i shkëlqyer dhe e respekton shumë si burrë.

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom

Pas divorcit me Miranda Kerr, Bloom tha në një intervistë: “Ne e duam njëri-tjetrin. Jemi një familje. Do të jemi në jetët e njëri-tjetrit për gjithë jetën. Do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin. Jemi prindër të një fëmije dhe kaq na mjafton. Miranda do të jetë gjithë jetën familja ime”.

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti

Eros Ramazzotti e Michelle Hunziker, pas përfundimit të martesës së tyre në 2002, u munduan shumë të kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, edhe pse iu desh disa vjet që të gjenin çelësin e dakordësisë. Tashmë, të dy të martuar me të tjerë partnerë dhe me fëmijë të tjerë, kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sidomos falë vajzës së tyre Aurora.

Demi Moore dhe Bruce Willis

Demi Moore e Bruce Willis u martuan në vitin 1987 dhe i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2000. Janë prindër të tri vajzave dhe, pavarësisht divorcit, të dy aktorët janë fotografuar shpesh në evente të rëndësishme bashkë me të gjithë familjen, shenjë që marrëdhënia e tyre është shumë e qetë dhe mjaft miqësore.

Courteney Cox dhe David Arquette

Courteney Cox dhe David Arquette ia kanë dalë të jenë miq pas ndarjes së tyre. Të dy aktorët u njohën në xhirimet e filmit “Scream”, u martuan në vitin 2000 dhe martesa e tyre zgjati dhjetë vjet. Pas divorcit Courteney e David kanë mbetur miq të mirë dhe së bashku vazhdojnë të bashkëpunojnë në shtëpinë e tyre të produksionit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top