Lifestyle

May 3, 2017 | 14:00

“Gra që punojnë” libri i Ivanka Trump ngjall diskutime

Libri më i ri i “vajzës së preferuar” të Presidentit Donald Trump, sapo ka dalë në treg. Shkruar para zgjedhjes së babait si presidenti i 45-të i  Shteteve të Bashkuara, Ivanka Trump shpjegon në libër sesi të menaxhoni punën dhe familjen.

2

Sipërmarrësja 36-vjeçare thotë se, kur është e stresuar e ndan kohën vetëm midis zyrës dhe familjes.

“Në periudha jashtëzakonisht intensive, të tilla si gjatë fushatës, arrita në një model mbijetese: punë-familje. Nuk kam bërë asgjë tjetër. Sinqerisht, unë nuk bëja masazhe dhe nuk gjeja kohën të kujdesesha për veten”, shkruan Ivanka.

Po ndjekësit e Twitter kanë ironizuar duke shkruar:

“E mjera vajzë, oh çfarë sakrificash”, “Unë nuk e di nëse duhet ta marr seriozisht, mendoj dhe qesh”, “E gjora vajzë e pasur”, “Si të copëton zemrën.”

“Të jesh një grua në karrierë dhe me fëmijë ishte ‘një udhëtim për mua’, thotë Ivanka, duke e përshkruar ditën e saj të punës: largohem nga zyra në 17:30 për të shkuar pranë familjes dhe vazhdoj t’u përgjigjem e-maileve deri në 11 të natës. Ashtu si shumë gra të tjera të karrierës, unë mundohem të balancoj kohën mes familjes dhe ndërtimit të biznesit tim. Kjo më ka bërë të kuptoj sa shumë me fat jam,”shkruan ajo.

Në vitin 2009 Ivanka shkroi librin e saj të parë , titulluar” Karta Trump”/”Emancipimi i grave ishte kritike për qëllimin e karrierës sime”.

Megjithatë ndjekësit në Twitter nuk të falin: ajo duhet të shpjegojë pse punonjësit e saj kinezë paguhen 1 euro në orë?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top