Në fokus

November 25, 2020 | 8:09

Gra që vazhdojnë të durojnë dhunën, sepse burrat kanë frikë t’u japin lirinë!

Majlinda Cano, nënkryetare e organizatës JETA dega Thessaloniki, Greqi

Majlinda Cano, nënkryetare e organizatës JETA dega Thessaloniki, Greqi

‘Hesht, ti nuk ke të drejtë të flasësh dhe çfarëdo që them unë do të bëhet në këtë shtëpi’, dhe ngriti dorën përpjetë duke e përplasur në fytyrën e saj të përlotur.

…Dhe kështu kaluan vitet me abuzimin total, deri sa përfundoi në spital, plot me të nxira dhe një shpirt të zbrazët dhe të dhunuar.

Sa histori të tilla kemi dëgjuar, dhe problemi i dhunës në familje nga viti në vit po shënon rritjen tek femrat, të cilat bashkëjetojnë me dhunën se nuk kanë përkrahje. Shumica e tyre janë të izoluara brenda vetvetes, qajnë të brengosura se asnjë nuk i dëgjon, dhe nëse i dëgjojnë, prapë ato janë fajtore.

Si është e mundur të përdorësh forcën kundër një krijese kur dihet që është më e dobët fizikisht, si duhet të sillesh në një shtëpi ku bashkëshorti sa hyn në pragun e derës të ul si personalitet duke të bërtitur sepse kanë frikë t’i japin lirinë gruas dhe me këtë mënyrë i ushtrojnë presion, sepse kur nuk ke logjikën, konceptimin, nuk mund të arsyetosh sepse janë të pasigurtë në veten e tyre dhe e konsiderojnë dhunën si mënyrën e vetme për të mbajtur një femër.

an-end-to-domestic-violencePsikologët thonë se shumica e personave që abuzojnë me gratë e tyre i kanë provuar të gjitha këto në shtëpinë e tyre dhe historia ripërsëritet e nuk ju duket e çuditshme por plotësisht normale. Nuk ka metoda tjera që të arrihet deri tek marrëveshja dhe shumë gra vazhdojnë të heshtin, durojnë dhunën, dhe e konsiderojnë atë pjesë normale të jetës së tyre.

Për fatin e mirë ndryshimet në Ligjin për masat Kundër Dhunës në Familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020, parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen, duke filluar nga data 18 nëntor 2020.

Shpresojmë të kemi një ulje drastike të këtij fenomeni, duke i thënë stop dhunës familjare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top