Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale janë duke shprehur mbështetjen e tyre për një adoleshente, e cila është ndaluar pas disa videove të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar pamjet e tyre duke vallëzuar në shenjë solidariteti.
Maedeh Hojabri, e cila ka më shumë se 40,000 përcjellës në Instagram, është shfaqur në një program të televizionit shtetëror duke pranuar se ka shkelur normat morale.
Disa persona tjerë janë raportuar të jenë ndaluar për vepra të njëjta.
Ky hap ka nxitur pakënaqësi në rrjetet sociale, pasi iranianët e zemëruar kanë akuzuar gjyqësorin për shqetësim të të rinjëve dhe mbyllje të syve ndaj rasteve të korrupsionit, shkruan Rel.
Dhjetëra persona kanë reaguar ndaj ndalimit të Hojabrit duke publikuar pamje duke vallëzuar.
Vajza ka postuar dhjetëra fotografi dhe video në llogarinë e saj në Instagram duke vallëzuar. Në postimet e saj ajo nuk ka mbajtur mbulesën, e cila është pjesë e detyrueshme e veshjes së një gruaje në publik.
Disa raportime kanë bërë të ditur se Hojabri është liruar me kusht. Policia iraniane ka thënë se planfikon të mbyllë llogari të ngjashme në Instagram.
Më 2014, Irani pati arrestuar gjashtë burra dhe gra, pasi ata kishin kërcyer me këngën e Pharrel Williams “Happy”. Këto arrestime kishin rezultuar me thirrje ndërkombëtare për lirimin e personave të ndaluar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.