Mirëqenie

May 25, 2019 | 8:34

Gratë, luftëtaret e vërteta të sotmet

 

Kanceri i gjirit është një betejë e vërtetë. Oriana Fallaci e thoshte me krenari: “Të qenit grua është kaq interesante. Është një aventurë që kërkon kurajë, një sfidë që nuk përfundon kurrë “. Nuk mund të mos pajtohemi me të, dëshmitarë të gjallë të një epoke që ndryshon gjithnjë e më shpejt rolet në fushë dhe ku gjinia më e drejtë nuk është më thjesht dantella dhe këpucë rozë, por simbol i njerëzve të vetëdijshëm, të pavarur, të lirë dhe luftëtarë.

1Edicioni i këtij viti mban përgjegjësinë e projektit social që Perlana i ka kushtuar grave që nga viti 2013, me qëllimin e përbashkët për të mbrojtur të drejtën e grave me një informacion të dedikuar, të sigurt dhe të kujdesshëm mbi çështjet e parandalimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit, një sëmundje që aktualisht prek një në tetë gra gjatë gjithë jetës.

Një luftë që shumë gra në botë përballen çdo ditë, duke dëshmuar për kancerin e gjirit si patologjia më e përhapur onkologjike; madje edhe me normat më të larta të shërimit, nëse kapet në kohë.

Për fat të mirë, sot, kanceri i gjirit nuk është më një tabu: flitet përmes mediave, qendrave të specializuara të trajtimit të tilla, organizohen manifestime për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë temë.

Kanceri i gjirit është një betejë që del nga mbrojtja e të drejtës për informacione të qarta, të besueshme dhe të arritshme për parandalimin dhe vazhdimin me një mënyrë jetese të shëndoshë që bazohet në dashurinë për veten. Dhe për trupin tuaj, një mrekulli e vërtetë e natyrës.

 

Përgatiti: Orjona TRESA / Burimi: glamour.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top