Shumë burra besojnë se një nga rreziqet më të mëdha për t’u përballur në jetë është një grua e zemëruar – dhe në disa raste, është e vërtetë. Sidoqoftë, siç na mëson historia e Santippës, gruas së zhurmshme të Sokratit, ka shumë për të mësuar nga një grua gjaknxehtë.
Një studim i Universitetit të Uellsit zbulon se gratë që kanë më shumë gjasa të irritohen tregojnë një nivel të lartë të inteligjencës dhe aftësisë për të argumentuar.
Tema e studimit bazohet në ndikimin që disponimi i keq i femrave mund të ketë në aspekte të tjera të jetës dhe personalitetit. Studiuesit ekspozuan modele të ndryshme të grave ndaj stimujve negativë dhe pozitivë, duke përdorur filma të ndryshëm. Pastaj futja e tyre në kontekste më të shumta ku ato u ftuan për t’u shprehur, për të dhënë përgjigje dhe për të zgjidhur situatat.
Nëpërmjet këtyre hapave, studiuesit zbuluan se gratë që irritoheshin më lehtë dhe në përgjithësi kishin një humor të keq, ishin në gjendje të tejkalonin më mirë testet, të jepnin përgjigjet e sakta dhe të identifikonin zgjidhjet më efektive. Ata gjithashtu dëshmuan se kanë një memorie më të mirë dhe një kapacitet më të rafinuar të diskutimit.
Joseph Forgas – profesor që udhëhoqi studimin – shpjegon: “Gjendja e keqe rrit vëmendjen dhe zgjon mendime konkrete, duke inkurajuar përpunimin e informacionit gjatë kohëve të stresit dhe vështirësisë. Nga ana tjetër, gratë më pozitive dhe paqësore, pavarësisht nga optimizmi dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar, e kanë më të vështirë të kapërcejnë pengesat, të mësojnë përmendësh të dhënat dhe të gjejnë zgjidhje”.
Më lejoni një reflektim personal në përfundim.
Megjithëse rezultatet e këtij studimi na lejojnë të rivlerësojmë gjendjen e keqe të mendjes së grave, ato nuk duhet të merren si një justifikim për të mos u përpjekur për ta përmirësuar atë.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.