Grejpfrut është një nga agrumet më të vlerësuara në botë. I varfër në kalori dhe për këtë arsye i përshtatshëm për dietat dobësuese, ai është i pasur me përfitime dhe veti terapeutike. Ndër ushqyesit kryesorë të grejpfrut gjejmë fibra, karbohidrate, natrium, vitamina (grupi B dhe E), flavonoide, limonoide, pektinë, acid salicilik dhe likopen.
Një nga mënyrat më të mira për të shijuar vetitë e tij është përmes lëngut. Më poshtë rendisim vetitë kryesore të grejpfrutit.
Zemra. Grejpfruti kontribuon në funksionimin e mirë të zemrës, falë gjithë flavonoideve që kanë një efekt tonik në organ. Grejpfruti gjithashtu ka veti antioksiduese, të cilat ulin kolesterolin dhe trigliceridet.
Rrudhat. Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit duke parandaluar shfaqjen e rrudhave.
Metabolizmi. Grejpfruti ndihmon për të stimuluar dhe përshpejtuar shkallën metabolike. Kjo ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe zvogëlimin e indit dhjamor.
Artriti. Një nga komponentët më të njohur të grejpfrutit është acidi salicilik, i cili zvogëlon kalciumin inorganik që grumbullohet në kërc, duke mbrojtur nyjet dhe parandalon artritin.
Kanceri. Grejpfruti përmban likopen, një përbërës antioksidues që, së bashku me vitaminat A dhe C, mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ dhe parandalon formimin e qelizave të kancerit.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.