Në fokus

December 11, 2018 | 10:26

Grindjet e vazhdueshme në çift tregojnë se e doni vërtet njëri-tjetrin

Sipas anketimeve të fundit, 40% e çifteve të martuara besojnë se grindjet më shumë se një herë në javë i ndihmon ta mbajnë lidhjen të shëndetshme dhe produktive për një kohë të gjatë. Në fakt, çiftet që debatojnë shpesh, por me sjellje paqësore, janë më të prirë të kenë lidhje të suksesshme sepse pavarësisht keqkuptimeve të vogla, ata e dinë se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë.

Grindja është shenjë e një lidhje të pjekur

Shmangia e vazhdueshme e debateve padyshim që nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar lidhje afatgjate. Përkundrazi, nëse jeni të aftë të flisni qartazi kur debatoni, atëherë kjo do të thotë se jeni të gatshëm ta çoni dashurinë në një nivel tjetër.

Njerëzit e pjekur nuk bëjnë as sulme personale dhe as nuk bërtasin gjatë grindjeve. Në vend të kësaj, ata gjithmonë përpiqen të arrijnë kompromis dhe ta përmirësojnë lidhjen me ndihmën e argumenteve të shëndetshme.

Grindja nënkupton se shqetësoheni për njëri-tjetrin

Normalisht është më e lehtë ta mbyllni syrin kur ju pengojnë disa shprehi të partnerit. Por, faktikisht, gatishmëria për t’i bërë ballë dhimbjeve dhe parehatisë të grindjes me qëllim që të keni rezultate më të mira në të ardhmen është shenjë e dashurisë së vërtetë. Me fjalë të tjera, grindja nënkupton se jeni më të përkushtuar.

Grindja e bën komunikimin më të lehtë

Në mënyrë që të krijohet besimi në lidhje, ju nuk duhet të heshtni. Është e domosdoshme të flisni me partnerin me mendje të hapur, të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja dhe ta dëgjoni njëri-tjetrin me kujdes. Pasi grindja është një nga format më të mëdha të komunikimit dhe ndër më të sinqertat, që ndihmon në përforcimin e ndjenjave të intimitetit, besimit dhe ju mëson si të komunikoni në mënyrë më produktive.

Grindja është shenjë e një lidhje të shëndetshme

Psikologët thonë se ka shumë pika që tregojnë se një lidhje është e shëndetshme dhe e lumtur, kur grindja është në mesin e tyre. Në fakt, siç thonë psikologët, nëse një çift asnjëherë nuk debaton, atëherë kjo është shenjë se diçka nuk shkon me ta.

Grindja ju shpëton nga mërzia

Edhe nëse keni qenë bashkë për vite të tëra, gjithmonë do të ketë diçka për të cilën nuk pajtoheni. Dhe kjo nuk është aspak gjë e keqe – konfliktet konstruktive vetëm sa ndezin më shumë shkëndijat e lidhjes dhe e bëjnë më emocionuese. Imagjinoni sa e mërzitshme do të ishte dashuria juaj nëse të dy do të pajtoheshit për çdo gjë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top