Këshilla & Arsye

October 4, 2017 | 10:56

“Gruaja e togerit frëng”, një histori magjepsëse, me një imagjinatë të ethshme

… jemi të gjithë romancierë, kemi domethënë zakonin të shkruajmë të ardhme të trilluara për veten, ndonëse në ditët e sotme priremi më shumë nga filmi. Projektojmë në mendje hipoteza mbi si duhet të sillemi, çfarë mund të na ndodhë; dhe këto hipoteza narrative apo kinematografike, kur e ardhmja e vërtetë bëhet e tashme, shpeshherë kanë mbi sjelljen tonë një ndikim shumë më të madh nga sa përgjithësisht pranojmë. (Fragment nga libri)

fragment-filmi1

Fragment nga filmi me të njëjtin titull. Në rolet kryesore interpretojnë Jeremy Irons dhe Meryl Streep

Një histori magjepsëse që vë në lojë me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.

Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron detin e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit dhe Sarës do të puqen, por autori e vonon takimin e tyre aq sa mjafton për ta ngarkuar atë me një magji erotike. Gjithçka mund të ndodhë, por: a ka diçka më erotike se paqartësia?

Natyrisht që Çarlsi bie në dashuri, por historia ndërlikohet. Sara është një grua e shenjuar, e ndotur. Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë së asokohshme, e jo vetëm ato…

Papritur, autori i drejtohet lexuesit me një problem, të cilin na e shpjegon me shumë delikatesë në kapitullin 55, teksa ka marrë trenin për në Londër, bashkë me Çarlsin. Z. Fowles nuk di ç’të bëjë me këtë histori. Ai nuk mund ta manipulojë ngjarjen (“ta paracaktojë ndeshjen,” siç thotë ai), për t’i treguar “lexuesit atë që mendon për botën që e rrethon”, pasi kjo histori ka ndodhur para njëqind vjetësh dhe “ne e dimë çfarë ka ngjarë më pas”. E vetmja zgjidhje pra, vendos ai, është të shkruajë dy përfundime. E kështu bën vërtet. I pari të ngroh zemrën, është fundi që do prisnim të gjithë, me një erotizëm të ngrohtë në vatrën familjare.

Fragment nga filmi me të njëjtin titull. Sara, interpretuar nga Meryl Streep

Fragment nga filmi me të njëjtin titull. Sara, interpretuar nga Meryl Streep

Kritika

I mbushur me mistere magjepsëse që kërkojnë zgjidhje, por zgjidhjet fshihen deri në faqen e fundit. Edhe më tej. Kur e mbarova, e nisa përsëri, duke kërkuar gjurmët që nuk i kisha vënë re më parë, duke analizuar fillimin, tani që njihja fundin. – The New York Times

Një roman-lojë i mrekullueshëm, ku gjetjet e shkëlqyera postmoderne i shtohen mprehtësisë së personazheve klasike. – Time Magazine

Një sukses i shkëlqyer… një shkrim i zjarrtë, si dhe një shembull i patëmetë rrëfimtarie. – Financial Times

Edhe sikur ta lexoni disa këtë libër, do të gjeni gjithmonë diçka të re dhe do të bini gjithmonë në dashuri me Çarlsin e ngratë. – Daily Mail

Një vepër arti e shkëlqyer, e qartë, thellësisht bindëse; kur e mbarova, më lindi dëshira ta lexoja sërish. – New Statesman

Të zgjon një dëshirë të ethshme për të lexuar. – Irish Times

I shkëlqyer… një artist me një imagjinatë të jashtëzakonshme. – Sunday Times

Fragment nga filmi

Fragment nga filmi

Autori

John Robert Fowles (1926 – 2005) ishte një shkrimtar anglez i njohur ndërkombëtarisht, të cilin kritika e ka pozicionuar midis modernistëve dhe postmodernistëve. Puna e tij pasqyron ndikimet nga Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, ndër të tjerë. Vepra e tij e parë, The Magus, në linjë me shpirtin anarkik të viteve ’60, pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit. Ajo u ndoq nga Gruaja e togerit frëng (1969), e cila pati sukses jo vetëm te lexuesit, por edhe te shumica e kritikëve letrarë dhe studiuesve të letrave. Më pas, Fowles shkroi edhe disa vepra të tjera, ndër të cilat përmendim The Ebony Tower, Daniel Martin, Mantissa, dhe A Maggot. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe disa syresh janë ekranizuar me shumë sukses.

 

pegi

Titulli: Gruaja e togerit frëng

Autori: John Fowles

Përktheu: Parid Teferiçi

Zhanri: Roman

Koleksioni Mozaik

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top