Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, ka bërë publike fitueset e Vlerësimit Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015″ në Shqipëri.
Sipas njoftimit të këtyre organizatave, çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Politikë shkoi për Grida Dumën, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Media shkoi për Eni Çobanin, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për Flutura Xhabijen, Drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.