Për sa kohë i kushtojmë vëmendje përvojës psikologjike dhe emocionale të gruas që është duke pritur një fëmijë, më pak vëmendje u është dhënë çështjeve të njëjta parë nga partnerët e tyre. Në të vërtetë, meshkujt shpesh përçojnë ndjenjën e të qenit i përjashtuar:
Konsideratat mjekësore, shqetësimet dhe vëmendja e familjeve origjinale, si dhe e miqve përkushtohet e gjitha drejt nënës. Ndonjëherë, supozohet se babai duhet të lërë mënjanë botën e tij të brendshme dhe të ofrojë mbështetje dhe përkushtim për partneren e tij, nga pozicioni i vëzhguesit dhe jo i aktorit bashkëprotagonist.
Por, si gratë, ashtu edhe burrat duhet të përballen me masa të ndryshme për t’u bërë, në kuptimin psikologjik, etër. Burri, megjithatë, është në një lloj “harrese”, sepse i përjeton ndryshe nga partnerja e tij këto ndryshime emocionale dhe fizike, tipike të shtatzënisë. Ndryshimet që ndodhin në trupin e nënës mund të perceptohen nga ai vetëm në një mënyrë të ndërmjetësuar: si për shembull, nga rrëfimi i nënës, vendosja e dorës në barkun e saj për të dëgjuar lëvizjet e fetusit ose nëpërmjet ultratingujve ekografikë.
Disa meshkuj përpara lajmit të shtatzënisë së partneres së tyre, sa e dëshiruar dhe e kërkuar, në reagim të parë shfaqin shenja “paniku”. Kjo është për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë që ka ndryshuar: nëse deri atëherë burri duhet të mendonte për veten e tij dhe (nganjëherë ose pjesërisht) për gruan, shpesh kjo ndihej si një peshë përgjegjësie, në këtë moment nis të mendojë se pas lindjes së fëmijës, përgjegjësia do të jetë edhe më e madhe. Nga këtu shfaqen frikëra në do të jenë në lartësinë e duhur në këtë situatë të re apo jo?!
Një tjetër frikë e madhe mashkullore është ndjesia e humbjes së lirisë së vërtetë, pra koha për veten, që mund të jetë ajo e lirë për të luajtur futboll, dalja në lokale me miqtë apo diçka tjetër. Sigurisht që kjo është shumë e vërtetë dhe ndodh në ditët e para të shtatzënisë. Kjo sepse një foshnje e porsalindur kërkon kujdes të vazhdueshëm, të cilat bëjnë të shpenzohen energjitë e dy prindërve.
Pasi kalojnë pak kohë, është e mundur (dhe e nevojshme, për etërit, si dhe për mamatë) të organizojnë dhe të gjejnë hapësirë për veten e tyre ose për çiftin. Një aspekt i rëndësishëm psikologjik në këto muaj të pritjes së bebit, si te meshkujt edhe te femrat, është rishikimi i marrëdhënies që ka nisur që në fëmijëri me prindin e të njëjtit seks. Mund të rilexojë me sytë e të rriturit, por njëkohësisht edhe me emocionin e fëmijës në atë kohë, marrëdhëniet e tij me të atin ose nënën. Qëllimi është për të ndihmuar prindërit e ardhshëm të ndjekin (nëse do të ndjekin) modelin e familjes së tyre ose e kundërta, t’i qëndrojnë larg asaj.
Me kalimin e nëntë muajve, kjo e vërtetë gjithnjë e më shumë hyn në funksion të asaj që do të ndodhë. Shumë meshkuj gjejnë në parapërgatitjet praktike, të tilla si modelimi i dhomës së fëmijës, një mundësi për ta afruar e këshilluar në të ardhmen fëmijën dhe për të mbajtur nën kontroll kuriozitetin dhe emocionet e tij të forta që nga dita e lindjes.
Shtatzënia mund të vërë në provë edhe çiftin më të përputhshëm. Keqkuptimet gjenden gjithmonë pas qoshkut, ndërsa të dy janë duke ndjekur rrugë të rëndësishme, por që ecin në trarë paralelë. Mirëkuptimi, bashkëndarja e detyrimeve dhe respekti i thellë e i përzemërt nga të dyja palët, janë baza themelore për mbështetje dhe përballje të kësaj periudhe në mënyrë konstruktive.
Përgatiti: Orjona TRESA / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.