Lifestyle

November 2, 2016 | 7:59

Gruaja që ndjek të njëjtën dietë që nga rinia e saj

Emma Morano, gruaja më e vjetër në botë, ka zbuluar çfarë ajo konsumon çdo ditë për më shumë se 90 vjet.

Ajo tregon dashurinë e saj për vezët, të cilat janë të pranishme në dietën e saj të përditshme. E lindur në vitin 1899, Emma Morano do të mbushë 117 vjeç më 19 nëntor.

Ajo filloi të konsumojë vezë në rini kur vuante nga anemia. Pastaj Morano u konsultua me një mjek, i cili i tha asaj të konsumojë tri vezë në ditë: dy të pa gatuara dhe një të gatuar.

2

Ajo vazhdoi ta mbajë këtë dietë për më shumë se 90 vjet, që do të thotë se ka konsumuar më shumë se 100.000 vezë. Një vezë ka rreth 75 kalori, 7 gram të proteinave të cilësisë së lartë, 5 gram yndyrë dhe 1.6 gram yndyrë të ngopur. Ajo gjithashtu ka 13 ushqyes thelbësorë, përfshirë hekur. Ato mund të kontribuojnë për një kontroll të peshës së shëndetshme, ndihmon për të mbajtur ushqimin e muskujve, funksionimin e trurit dhe sytë.

Këshilla e saj / Hani tri vezë në ditë: dy të papërpunuara në mëngjes dhe mesditë dhe një në formën e omëletës.

Megjithatë, ju duhet të merrni në konsideratë rekomandimet e mjekut tuaj për konsum të përditshëm, si dhe burime të tjera të kolesterolit dhe yndyrnave, yndyrnave të ngopura në veçanti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top