Lifestyle

August 25, 2018 | 11:17

Gruaja që peshon 100 kg më shumë se burri: “Diferenca e peshës e bën marrëdhënien tonë perfekte” (Foto)

Një grua e cila peshon plot 100 kilogramë më shumë se bashkëshorti i saj, është shprehur se është pikërisht diferenca në peshën e tyre që e bën marrëdhënien perfekte.

Emma dhe Stuart Grundy nga Mançesteri i Anglisë, u lidhën së bashku që kur ishin adoleshentë, pasi u takuan në supermarketin e lagjes.

Ata të dy janë të ndryshëm nga çdo anë, por perfekt për njëri-tjetrin, pasi 32-vjeçari është i dashuruar me personalitetin e partneres së tij, që nuk ka ndryshuar prej vitesh.

E njëjta gjë edhe për 30-vjeçaren, e cila e dashuron burrin e saj edhe pse ai nuk ka qenë kurrë më i rëndë se 60 kilogramë.

“Kam qenë gjithmonë më e shëndoshë se Stuart, por pasi linda 3 fëmijë, shtova më shumë në peshë. Nuk na ka bërë asnjëherë përshtypje diferenca në peshë sepse jemi të dy të lumtur dhe e duam shumë njëri-tjetrin”, ka thënë Emma.

Burimi / PanoramaPlus ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top