Lifestyle

June 12, 2016 | 16:36

Gruaja që vendosi të mos rruhej më: Ndihem më “femërore”

Për 25 vite me radhë përditshmëria e saj ishte një betejë mes strishave, briskut e kurave intensive për të hequr qimet e shumta që i dilnin në fytyrë.

Të gjithë këtë betejë, Rose Geil, një 39-vjeçare nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara e zhvillonte jashtë dijenisë së miqve dhe kjo ndikonte në jetën sociale që kishte.

Por 8 muaj më parë e lodhur nga gjithë kjo, 39-vjeçarja vendosi të mos rruhej më dhe sot thotë se nuk është ndjerë kurrë me seksi se tani.

Rose thotë se do të njihej me fatin e vet dhe qimet e tepruara nëpër trup dhe fytyrë kur ishte 13 vjeç.

“Nisa të rruhem në atë kohë. Në mëngjes zgjohesha dhe hiqja qimet para se të shkoja në shkollë. Nuk mund të shkoja të flija tek miqtë e mi sepse në mëngjes do të dukeshin shenjat e qimeve të hequra”, rrëfen ajo.

Rose ka vendosur tashmë të pranojë “mustaqet” e saj dhe thotë se është më e lumtur.

“Rritja e mjekrës time më ka bërë më të sigurt. Ndihem goxha me mjekrën, dhe unë kurrë  nuk jam ndjerë më parë kështu’’, thotë ajo.

Megjithatë ajo rrëfen se fillimi ishte shumë i vështirë për të.

Rritja e mjekrës time ishte një përvojë e pabesueshme. Ishte shumë e vështirë, emocionalisht dhe fizikisht në fillim, sepse ajo ishte shumë e pakëndshme”.

Në përfundim Rose thotë: “Ndihem shumë femërore dhe ajo ka të bëjë shumë pak me pamjen time; ajo vjen nga qëndrimi im dhe duke i dhënë vetes lirinë për të qenë kjo që jam.Më në fund pranova të jem e vërtetë”.

1

2

 

3

5

6

7

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top