Në fokus

July 27, 2017 | 11:26

Gruaja, sfidat në shoqëri dhe familje

Gruaja në shoqëri është një pjesë e jona, do të thosha e “rekuizitës” sonë, që na shërben për të kompletuar një nga rolet tona jetike. Nëse merreni me ndonjë aktivitet social është mirë t’i krijoni vetes mundësinë që të përçoni vetëm pozitivitet. Mundohuni të jeni e besueshme, t’i respektoni të tjerët, të jeni e edukuar, e të nxirrni në pah atë pjesë të vetes suaj, që kërkoni të jeni e respektuar dhe e dëgjuar. Shikoni gjërat me sy konservativ, që do të thotë, kushtojini vëmendje veshjes, mënyrës së qëndrimit, madje edhe ecjes. Të gjitha këto pjesë të çojnë në idenë se, sa seriozisht do ju marrë e do ju pranojë audienca. Përherë lidhur me qëllimin, që doni të arrini.

1

Nga Raina Kovaçi  Publiciste

Nga Raina Kovaçi
Publiciste

Gruaja, bashkëshorte

Roli që do të luani në martesën tuaj, varet nga marrëdhëniet që keni të dy me njëri-tjetrin dhe nga pozicioni që keni zgjedhur vetë në martesë. Duhet të keni parasysh një gjë, se pozitat vendosen që në fillim, ashtu si e keni zgjedhur, ashtu do të mbetet, sepse e vështirë është të ndryshojë. Prandaj hapni sytë mirë, me kohë dhe mos pranoni role të cilat nuk i suportoni apo jeni të paafta për t’i kryer. Kështu që në rast të kundërt, polemikat nuk do të vonojnë, konfliktet do të shfaqen. Silluni sinqerisht e të hapura me partnerin, tregoni hapur se çfarë jeni në gjendje t’i jepni partnerit e çfarë prisni prej tij. Kështu apo ashtu, rolet në marrëdhëniet individuale, ku nuk ka hierarki të qartë, ato përcaktohen vetvetiu. Duhet të keni parasysh që edhe sikur t’ju japin të luani rolin kryesor në jetë, madje që të thoni e fundit ju fjalën për çdo gjë, kjo gjë, jo vetëm është një prioritet dhe përgjegjësi, por ama ju shtohet edhe një përgjegjësi shumë e rëndësishme.

Gruaja, mama

Për shumicën e grave ky është roli kryesor i jetës së tyre, për disa të tjera është një etapë, që përkohësisht ka dalë nga vetja dhe ka ndaluar zhvillimin e tyre individual, për të vetmen arsye mirërritjen e fëmijëve të tyre. Kështu ose ndryshe këtë rol apo etapë, si të doni mund ta quani, duhet ta kryeni me sukses. Më e rëndësishmja është që për këto fenomene jetësore nuk ka receta. Çdo njeri do i kryejë sipas dhuntisë dhe instinktit personal. Kuptohet për çdo gjë ka rregulla të caktuara, të cilat mund të na drejtojnë, por jo të jemi verbërisht kopjuese… Kjo është një ndjenjë të cilën çdo mama e kalon, dhe ai zëri i brendshëm që ju flet e ju zgjon i tillë do të jetë përherë e do ju tregojë se çfarë duhet të bëni, gjatë mëdyshjeve tuaja. Nëse e dëgjoni dhe veproni me dashuri, durim dhe qetësi, kjo veprimtari madhore që jeni duke kryer është e sigurt që do të dalë me sukses dhe ju kurrë nuk do të dështoni.

Gruaja, e dashur

Pavarësisht mënyrës së sjelljes që bëni në shoqëri dhe sa pamje konservative i keni dhënë vetes, ndokush e luan edhe këtë rol. Dhe nuk ka asgjë të keqe. Në përgjithësi je dakord  me partnerin tënd – e rëndësishme është që të jeni me një mendje me të për marrëdhëniet seksuale dhe idenë për t’u pajtuar me të e më pas të tjerat janë gjendje humori. Në përgjithësi kjo mbetet një marrëdhënie në bazë reciprociteti. Mos harroni që herë pas here të rifreskoni marrëdhëniet me prirjen për të bërë dhe heroinën, dëshirën për diversitete. Këtë duhet ta zgjidhni e ta vendosni vetë. Përherë duhet të keni parasysh që jeni gruaja e ëndrrave të tij, që keni personalitetin dhe individualitetin tuaj se jeni një grua me autoritet dhe jo punonjëse seksi apo është ajo gjëja kryesore që e lidh atë me ju. Nëse ju pëlqen ai rol duhet ta dini se herët apo vonë: uria, etja për seks vërtet do i plotësohet, por ndodh edhe që interesi për ju mund t’i venitet. Ju duhet të jeni e ndërgjegjshme se keni shumë vlera dhe vleni shumë.

Gruaja, shoqe

Nga hulumtimet e mia kam dalë në përfundimin se me siguri keni 2-3 shoqe, me të cilat kaloni kohën dhe pini kafe, bisedoni me to për probleme të ndryshme familjare, modë, ndonjë thashetheme, çështjet e zemrës apo të shpirtit. Kuptohet marrëdhëniet shoqërore janë marrëdhënie reciproke ashtu si i hapni ju zemrën po ashtu edhe ato ju shprehen ju lirshëm, me sinqeritet dhe miqësisht. Të qenit mike apo shoqe është një detyrim apo angazhiment afatgjatë, do ju duhet që shpesh të dëgjoni problemet e personit përballë me orë të tëra, të vuajmë e të përjetojmë probleme bashkë me të, por edhe të shijojmë me po aq dashuri dhe sinqeritet sukseset e tyre. Ashtu si e thashë më sipër, miqësia është reciproke. Varet nga ju, nga përcaktimi juaj, nëse personi që keni përballë ia vlen t’i besoni dhe t’i jeni besnik. Vetë jeta do ju mësojë, nëse bini në 1-2 situata të vështira, e do të shikoni reagimin e saj dhe sa ajo do ju qëndrojë në krah për t’i kaluar sa më lehtë situatat e vështira. Përqendrohuni tek cilësia dhe jo tek sasia. Mos harroni se kushti kryesor për të pasur një miqësi të vërtetë, është të qenit besnik dhe i sinqertë, mikesha që do të keni përballë mos harroni shpejt do ju a kthej këtë marrëdhënie.

Gruaja, rurale

Gruaja në fshat përballet me vështirësi nga më të ndryshmet, me mungesën e theksuar të infrastrukturës, me mungesën e teknikës së përpunimit të tokës, bimëve, pemëve, mungojnë shkollat për shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Për shkak të rrallimit të fëmijëve shkollat janë bashkuar dhe ato janë larg banesave të tyre. Po edhe çmimi i plehut kimik është rritur shumë, po ashtu edhe çmimi i lëndës djegëse. Mos të flasim për qendrat shëndetësore ku doktori mungon. Nëpër fshatrat shqiptare pjesa më e madhe e familjeve mbahen nga puna e grave. Për shkak se burrat janë në emigracion apo kanë gjetur punë në ndonjë qytet tjetër Në fshatin shqiptar ka mbetur pjesa më e pambrojtur dhe më e dobët e popullsisë. Largohen njerëzit sepse në fshat jeta është bërë shumë e vështirë, aq shumë sa jo rrallë edhe kryetarët e komunave punojnë në fshat ndërsa jetën me familjet e tyre e bëjnë në qytet. Duhet shteti të planifikojë politika mbështetëse për fshatin, deri kur prodhimet bujqësore dhe blegtorale do të hidhen në rrugë të madhe? Sepse as shiten dhe as grumbullohen? Në fshat mungojnë shërbimet më elementare, mungojnë kopshtet, çerdhet, mungojnë shkollat, nuk ka qendër mjekësore, nuk ka mjek etj. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, popullsia urbane e ka kaluar atë ruralen. 46.3% e popullsisë e kanë lidhur jetën me fshatin. Mbështetja e grave rurale është një nga elementët kryesorë për eliminimin por më pas edhe për zhdukjen e varfërisë dhe urisë. Deri kur varfëria dhe uria do të ketë emrin grua?

Gruaja me bashëshortin e papunë

Nuk është një situatë e këndshme por ndodh shpesh sidomos në Shqipëri. Dhe ajo që duhet të dimë të veprojmë që kjo situatë të mos rrezikojë marrëdhëniet mes çiftit si dhe marrëdhëniet në familje. Pushimin nga puna burrat e përjetojnë më rëndë këtë moment kaq kritik të jetës së tyre. Normalisht burrat nuk mund t’i ndajnë këto momente nga emocionet e mëdha që provokon kjo situatë. Kjo situatë mund të bëjë që burri të mbyllet në vetvete e të distancohet e të vetë izolohet. Megjithëse ai nuk do të done të bashkëbisedonte me ju për momentin dhe ju do t’iu dukej sikur çdo provë e bërë Gruaja me bashkëshortin e papunë Nuk është një situatë e këndshme por ndodh shpesh sidomos në Shqipëri. Dhe ajo që duhet të dimë të veprojmë që kjo situatë të mos rrezikojë marrëdhëniet mes çiftit si dhe marrëdhëniet në familje. Pushimin nga puna burrat e përjetojnë më rëndë këtë moment kaq kritik të jetës së tyre. Normalisht burrat nuk mund t’i ndajnë këto momente nga emocionet e mëdha që provokon kjo situatë. Kjo situatë mund të bëjë që burri të mbyllet në vetvete e të distancohet e të vetë izolohet. Megjithëse ai nuk do të done të bashkëbisedonte me ju për momentin dhe ju do t’iu dukej sikur çdo provë e bërë prej jush madje edhe duke përdorur biseda humoristike, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka nevojë për mbështetje. Më e rëndësishmja është të vendoseni në vendin e tij dhe ta mirëkuptoni. Pushimi nga puna shpesh është një goditje e fortë sidomos për natyrën e mashkullit. Si rezultat duhet të jeni shumë të kujdesshme, tolerante dhe kujdes evitoni grindjet dhe “llafet” e tepërta. Ka raste kur burrat ndjehen të parëndësishëm. Sepse atij i është prerë detyra e tij për të mbështetur familjen nga ana financiare. Mundohuni ta bëni të ndjehet i vlefshëm, tregoni dashurinë që keni për të. Mundohuni të tregoni se jeni të qeta dhe se kjo situatë do të kalojë, tregohuni të duruara. Mirëkuptimi është një gjë shumë e rëndësishme për të dalë me sukses nga kjo situatë. Emocionet e tepërta e rëndojnë këtë situatë mundohuni ti evitoni në mënyrë që të dilni mbi këtë situatë të papëlqyeshme. Jam e bindur se edhe bashkëshorti do të bënte të njëjtën gjë për ju.

Gruaja, grua

Mos të harrojmë se mbi të gjitha jemi gra, pra gruaja ka nevojë për kujdesje, mos të kthehet në mashkull e duhet të nxjerrë në pah cilësitë e saj femërore, t’i kushtojë vëmendje pamjes së jashtme…ose thjesht të jetë vetvetja. Të nxjerrë në pah vlerat e saj, feminilitetin që ka brenda vetes. Shikoni duhet të kemi kujdes të mos humbim nëpër ato rolet e ndryshme e të harrojmë këtë më të rëndësishmen, sepse kjo është kryesorja të qenit: Grua!/Telegraf

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top