Të grumbullosh jashtëzakonisht shumë gjëra, shpesh të panevojshme dhe që e shndërrojnë shtëpinë në një depo, nuk është thjesht një mani apo ves, por një sëmundje psikologjike. Sipas psikologëve, grumbullimi i sendeve apo ushqimeve të tepërta është një sëmundje psikologjike, që vjen si pasojë e një traume, stresi apo dhimbjeje shumë të madhe. Kështu ka ndodhur me një grua rreth të 60-ve që jeton në Miluoki. Sapo arriti të dilte nga gjendja ekstremisht e varfër në të cilën jetonte dhe tashmë që ka mjaftueshëm para, ka maninë të tejmbushë frigoriferin me ushqime. Mbush edhe vendin e ngrirjes, dollapin dhe çdo cep të shtëpisë. “Ndonjëherë, kur ka shumë gjëra brenda, e mbyll me ngjitës derën e frigoriferit”, – ka treguar për një nga trupat televizive të rrjetit A&E. Në një filmim nëpër kuzhinën e saj duket një mace që varet mbi një grumbull domatesh të prishura dhe mbuluar nga myku e kalbësira të ushqimeve të mbetura. Për këtë arsye i zoti i shtëpisë e kërcënoi se do ta dëbonte, sepse kushtet higjienike ishin bërë shumë të rrezikshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.