Lifestyle

December 1, 2016 | 14:34

Grupi ABBA virtualisht bashkë

abba_thenGrupi i famshëm suedez ABBA u nda në vitin 1982 dhe përveç disa shfaqjeve të rralla, anëtarët e tij nuk kanë menduar të ribashkohen më së bashku. Sipas njërit prej katër pjesëtarëve të grupit – Bjorn Ulvaeus – nuk kanë për t’u bashkuar kurrë.

Por kohët e fundit janë në qendër të një projekti të teknologjisë së lartë, i cili do të fillojë të shfaqet në vitin 2018. Sipas asaj që ka deklaruar Simon Fuller, grupi ABBA dhe Universal kanë arritur një marrëveshje për një projekt që “do të përdorë teknologjinë e fundit të realitetit dixhital dhe virtual”. Në një komunikatë për shtypi Fuller ka deklaruar se: “Objektivi është që të krijojmë një përvojë argëtimi origjinale… që do të lejojë gjeneratën e re të të apasionuarve të shohin dhe të dëgjojnë ABBA-t në një mënyrë të paimagjinueshme më parë”.

Për këtë projekt shumë pak detaje dihen, por mendohet se ABBA-t do të shfaqen në formë hologrami. Benny Andersson ka deklaruar se: “Jemi shumë të frymëzuar nga mundësitë e pafundme që na rezervon e ardhmja. Një makinë kohe që kap ekzistencën e asaj që kemi qenë. Dhe jemi.”

Edhe Simon Fuller në një intervistë për këtë projekt ka thënë se: “Kreativiteti dhe idetë e anëtarëve të grupit ABBA përgjatë muajve të fundit më ka entuziazmuar. Jemi duke eksploruar një botë të re teknologjike me gjetjet e fundit të realitetit virtual dhe të inteligjencës artificiale, e cila do të na lejojë të krijojmë forma të reja të argëtimit dhe përmbajtje të paimagjinuar më parë.”

 

abba1Herën e fundit që anëtarët e grupit kanë hipur në një skenë të gjithë së bashku ka qenë në vitin 2008, ku ishin të ftuar në hapjen e një restoranti që mbante emrin e njërës prej këngëve të tyre më të famshme “Mamma mia”. Benny Andersson, Björn Ulvaeus, Anni-Frid Lyngstad, dhe Agnetha Faltskog erdhën dhe u larguan nga restoranti jo në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk pranuan të fotografoheshin së bashku në tapetin e kuq. Gjithsesi ata qëndruan përkrah njëri-tjetrit në skenë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top