Mjekët suedezë kanë identifikuar një grup gjaku që është më pak i ndjeshëm ndaj kancerit dhe sëmundjeve që më së shpeshti prekin grupe të ndryshme të gjakut, dhe ai është grupi i gjakut 0.
Sa ndikon në shëndet
Analiza e lidhjes midis llojit të gjakut dhe rasteve të kancerit ka treguar që njerëzit me grupin 0 të gjakut preken më rrallë se të tjerët. Mjekët gjithashtu studiuan lidhjen midis llojit të gjakut dhe llojeve të ndryshme të kancerit dhe zbuluan se ata që kishin gjak në grupin A u prekën më shpesh nga kanceri i stomakut, ndërsa ata me grupin e gjakut B ose AB kishin më shumë gjasa të prekeshin nga kanceri në pankreas.
Shumë faktorë rreziku
Sipas studiuesve, ndër faktorët kryesorë që mund të shkaktojnë zhvillimin e sëmundjes dallohet konsumi i alkoolit, (i cili favorizon lloje të ndryshme të kancerit) duhanit dhe konsumimi i ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide. Sidoqoftë, bartësit e grupit të gjakut 0 janë gjithashtu të ekspozuar ndaj rreziqeve: studiuesit nga Qendra Kombëtare e Informacionit Bioteknologjik (SHBA) kanë vërtetuar se këta pacientë preken më shpesh se të tjerët nga gastriti dhe sëmundja e ulçerave.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.