Duke shkatërruar disa mite, si ato të zgjedhjeve të drejta dhe të gabuara, “Vendimi më i mirë është gjithnjë ai që marrim”, pohon Rita Pohle. “Për të mësuar të zgjedhim në mundësitë që jeta na ofron çdo ditë, është e nevojshme ama t’i hyjmë lojës, të çlirohemi nga frikërat tona”. Ja se si:
Mësoni të dëgjoni më shpesh instinktin tuaj, edhe kur instinkti ju shtyn të zgjidhni rrugën që në pamje të parë ju duket e gabuar. Zgjedhja e një shtegu më pak të lehtë shpesh mund t’ju rezervojë surpriza dhe të zbulojë në fund një avantazh të madh: rritjen vetjake.
Disa ngjarje ndodhin pa ndikuar mbi to. Janë disa situata që duhen pranuar ashtu siç kanë ndodhur, por në të cilat është e mundur të ndërhyhet për të marrë një pozicion.
Lërini pas shpine zakonet e vjetra dhe jepini fund ballafaqimit të së shkuarës me të ardhmen. Kur merret një vendim, duhet bërë një gjë e vetme: të shihet përpara.
Nëse nuk bëni një zgjedhje, njerëzit që ju rrethojnë do ta bëjnë në vendin tuaj. Për të përcaktuar jetën tuaj duhet të reagoni vetë.
Për të pasur të qartë në mendje se çfarë nuk doni të bëni, hapi i parë është të hidhni dritë brenda vetes. Mënjanoni opsione, ky është një ushtrim i nevojshëm për të gjallëruar përshkrimin tuaj të vendimeve.
Për t’u ndërgjegjësuar për atë që vërtet doni të provoni përfytyroni se cilat përvoja të reja do ta pasonin zgjedhjen tuaj.
Nuk është gjithnjë e mundur t’i kënaqni të gjithë, por duke bërë një zgjedhje mund të bëni të lumtur veten tuaj. Gjithsecili duhet të ndjekë rrugën e vet, edhe me çmimin se nuk do t’i kënaqë ata që i qëndrojnë rreth e rrotull.
Frika e pasojave nuk duhet t’ju ndalojë të merrni vendime. Qoftë edhe një zgjedhje që në fund do t’ju rezultojë e gabuar, sjell me vete diçka të mirë: përvoja të reja, takime të reja, mësime të reja.
Asnjë zgjedhje nuk është përfundimtare. Ekziston gjithnjë mundësia për të ndërhyrë në drejtim nëse dëshironi.
Nuk ka raste të humbura, vetëm vendime të munguara. Nuk është kurrë vonë për t’i realizuar. Mund ta bëni menjëherë, çasti për të vepruar është tani.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.