Në fokus

August 7, 2019 | 9:05

Hakmarrja më e mirë është lumturia: shikoni përpara dhe jini të lumtur

Hakmarrja më e mirë nuk është hakmarrja: buzëqeshini urrejtjes, largoni zemërimin dhe tregojuni të tjerëve se mund të jeni të lumtur. Nuk ka strategji më të mirë sesa të veproni me qetësi dhe mençuri, duke vazhduar të shikoni përpara me një zemër të çliruar nga ndjenjat negative.

Shumica prej nesh, të paktën një herë, janë ndier të trishtuar dhe të lënduar deri në pikën e të menduarit të hakmarrjes. Le të imagjinojmë se, në një farë mënyre, duke iu shkaktuar dhimbje atyre që na shkaktuan mund të na bëjë të ndjehemi më mirë. Hakmarrja është një impuls, e nxitur nga zemërimi dhe urrejtja. Ne bëhemi agresorë dhe infektohemi nga e njëjta cilësi morale si ata që shkaktuan dëmin.

Megjithatë hakmarrja më e mirë, nuk është të hakmerresh. Ata që e bëjnë këtë nuk janë në gjendje të menaxhojnë emocionet e tyre, kanë pak njohuri për veten dhe zakonisht kanë empati shumë të ulët. Ata nuk falin, nuk harrojnë dhe jetojnë të nënshtruar nga e kaluara dhe pakënaqësia. 

Hakmarrja, ose e njëjta dëshirë për hakmarrje, nuk ka dobi. Kjo nevojë kufizon rritjen tonë si njerëz, na pengon të përqendrohemi në të ardhmen, duke kufizuar aftësinë tonë për të ndërtuar një realitet më të lumtur.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top