Në fokus

June 10, 2017 | 14:50

“Halucinacionet, ja kur lidhen me dëmtimet e trurit”

Nga Vlera LEKAJ

*Mjeke e përgjithshme(patologe)

Halucinacionet janë të frikshme. Në bazë të tyre qëndron një krisje me realitetin, ku tipari kryesor i individëve që i përjetojnë është pikërisht paaftësia e tyre për të ndarë realitetin nga fantazia. Skizofrenia nuk rezulton të jetë i vetmi shkak i rëndë i përjetimit të halucinacioneve. Më poshtë do të rendisim disa nga shkaqet e komplikuara me episode halucinatore që nuk janë skizofreni.

Histeria masive

Konsiston në një gjendje psikologjike në të cilën një grup i caktuar individësh, pësojnë një delusion kolektiv, një bindje të patundur për një rrethanë të caktuar edhe, nëse i demonstro

hen prova për të kundërtën, tentojnë t’ia përforcojnë këtë bindje njëri -tjetrit duke shkuar kështu drejt një statusi mendor të ngjashëm me psikozën. Histeria masive është prezente zakonisht mes grupeve të mëdha, përhapet shumë shpejt dhe shoqërohet me shenja të tilla si: gjendje të fikti, nauze, të vjella, hiperventilim. Në bazë të këtyre skenarëve shqetësuese në pjesën më të madhe të rasteve si trigerues i mundshëm qëndron stresi. Siç dokumentohet një rast në një konvikt studentësh në

 

Malajzi, ku drejtori i konviktit raporton që, pasi një grup i vogël i studentëve pretendonte të kishte parë një figurë të errët që përgjonte rreth e rrotull shkollës, bindjes së tyre i ishin bashkangjitur dhe studentë të tjerë si dhe mësues duke thënë që e kishin parë figurën ose kishin përjetuar ndjesi të prezencës së një force të mbinatyrshme. Si përfundim ishin prekur nga kjo gjendje halucinatore 100 persona.

 

Lezionet e trurit

Truri është një organ delikat. Kështu që edhe anomalitë më të vogla mund të ‘bëjnë kërdinë’. Traumat e kokës që mund të shkaktojnë tronditje në tru janë shumë të rrezikshme, sepse si pasojë e tronditjes truri pëson lezione. Të njëjtën pasojë në tru ka dhe zhvillimi i një tumori, apo një aneurizmi ose dhe skleroza multiple ndër të tjera. Lezionet në tru mund të prekin aftësitë konjitive(njohëse) si dhe, nëse përfshijnë qendrën e të parit, mund të shkaktojnë episode halucinatore.

Dëmtimet vizive

Është ironike, në fakt, sepse një shkak i halucinacioneve vizive, që në bazë kanë të parit të gjërave, dhe ngjarjeve aty ku nuk janë, është pikërisht një dëmtim i shqisës së të parit. Sëmundje të tilla të syrit si glaucoma, katarakta, tumore e përmbajnë një problematikë të tillë. Të sëmurët me sindromën Charles Bonnet, përjetojnë halucinacione vizive tepër komplekse, “të gjalla”, më së shumti shohin fytyra, personazhe të animuar. Mendohet që kjo gjendje vjen si pasojë e keqfunksionimit të sistemit visual, pamor, ku qendrës së të parit në tru nuk i shkojnë stimujt e duhur pamor nga pjesë të retinës dhe si rezultat qendra e të parit në tru priret të prodhojë vetë imazhe pamore.

Konvulsionet

Krizat konvulsive mund të shkaktojnë halucinacione pamore në trajtën e njollave të shndritshme me ngjyra apo shkëndijave. Përmbajtja e halucinacionit mund të jetë e shformuar ose mund të ndryshojë formë në mënyrë të menjëhershme duke lëvizur nga lateralisht fushës pamore në qendër të saj. Krizat konvulsive që prekin lobin oksipital, në të cilin gjendet dhe qendra e të parit janë më të rrezikshmet për shfaqjen e këtyre fenomeneve halucinatore.

Sëmundja e creutzfeldt-jakob

E ngjashme me sëmundjen e “Lopës së çmendur” te kafshët shkakton dëme neurologjike. Këto pacientë humbasin kontrollin e lëvizjes së gjymtyrëve si dhe të menaxhimit të emocioneve. Nëse dëmtimet arrijnë deri në nivel të lobit oksipital, atëherë te këto pacientë mund të shfaqen dhe episode halucinatore.
Herpesi
Është një problematikë e zakonshme në pjesën më të madhe të individëve. Manifestohet në trajtën e një lezioni vezikular në afërsi të gojës dhe shkaktohet nga Herpes Simplex Virus tip 1. Nuk duhet të ngatërrohet me herpesin seksualisht të transmetueshëm apo me Herpes Simplex Virus tip 2. Në raste të rralla të 2 tipat e herpesit, gjatë një faze infektive apo gjatë riaktivizimit të një infeksioni të mëparshëm, mund të komplikohen me encefalit, simptomatologjia e të cilit konsiston në temperaturë të lartë, dhimbje koke, alterime të ndërgjegjes si dhe episode halucinatore dhe çka është më e rënda dëmtim të trurit./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top