Një studim i fundit tregon se konsumi i rregullt i 5 kokrrave arra në ditë ose vaj arre siguron një mbrojtje të menjëhershme kundër sëmundjeve të zemrës. Studimi gjithashtu tregon një përmirësim të dukshëm të nivele të kolesterolit dhe fleksibilitetit të enëve të gjakut, i cili garanton rëndësi jetike për qarkullimin e shëndetshëm të gjakut. E gjithë kjo vetëm katër orë pasi keni ngrënë arra ose vaj prej frutit.
Të gjithë duhet të bëjmë pjesë të tryezës së përditshme konsumimin e arrave, si pjesë e një diete të shëndetshme për organizmin. Konsumi i rregullt mbron kundër shumë llojeve të sëmundjeve kardiovaskulare. “Vetëm duke konsumuar një grusht arra për katër ditë ose në një javë, mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, pohon Dr. Penny Kris Etherton, profesor i të ushqyerit në Universitetin “Penn State” në Pensilvani.
Mjaftojnë vetëm 5 kokrra arra ose 3 lugë vaj arre për të përmirësuar gjendjen e enëve të gjakut në vetëm 4 orë. Vaji veçanërisht është i dobishëm për qelizat endoteliale, të cilat veshin enët e gjakut dhe luajnë një rol të rëndësishëm në qarkullimin e tyre. E gjithë kjo demonstruar shkencërisht: Natyra është një ilaç i fuqishëm. Rikthejuni produkteve të vërteta dhe të thjeshta në tryezë. Ato janë çelësi për jetëgjatësinë e të gjitha popullsive qindvjeçare.
Arra mund të zvogëlojë rrezikun nga diabeti, të ulë stresin, të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer, kancerit të prostatës dhe kancerin e gjirit. Në Greqinë e lashtë dhe në Mesjetë, arrat janë përdorur për trajtimin e problemeve mendore, dhimbjeve të kokës dhe të gjitha afeksionet e trurit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.