Mirëqenie

May 30, 2017 | 16:00

Hani pjepër kundër pagjumësisë

Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët, por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë. Megjithëse ai ka forma dhe ngjyra të ndryshme, shija e tij e ëmbël është mjaft e pëlqyeshme pothuajse nga të gjithë. Për të gjithë ata persona, të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekëve specialistë, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës.

1

Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta në 3 litra ujë dhe më pas vihet në frigorifer. Ky çaj u rekomandohet të gjithë atyre personave që kanë probleme me pagjumësinë. Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike. Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet më mjaltë dhe të konsumohet për 20 ditë me radhë në mëngjes./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top