Marrëdhënie

February 7, 2017 | 10:02

‘Hap sytë’, nëse partneri yt bën këto gjëra!

Ekspertët vazhdojnë edhe ju këshillojnë për mënyrën si duhet të silleni në lidhjen tuaj. Femrat  duhet të shikojnë me detaje këto 3 sjellje të tij, për të kuptuar nëse është psikopat apo jo. Kjo për shkak se  “psikopatët emocionalë” nuk japin llogari dhe asnjëherë nuk e marrin përsipër fajin e tyre.

1

Ju bën të mendoni se çdo gjë është faji juaj

Ai në dukje është  i sjellshëm, duke treguar se nuk dëshiron t’ju  lëndojë, por në fund ju akuzon ju për çdo gjë. Në vend që të fokusohet te problemi, ai mundohet të tregojë se gjërat ndodhin për fajin tuaj. Ekspertët sqarojnë, se këta tipa nuk e pranojnë asnjëherë fajin e tyre. Ata mund të thonë: “Zemër, nuk dua të debatoj me ty, por këtë herë ishte faji yt”.

Bën rolin e viktimës

Këta persona, nuk ballafaqohen me problemin, por dëshirojnë të kenë rolin e viktimës. Kur partnerja i gjen disa mesazhe ku vërteton tradhëtinë e tij, ky mashkull menjëherë e largon vëmendjen nga veprimi i tij. Ai direkt e akuzon atë për mosbesmin që ka ndaj tij. Nëse bën këtë gjë, mos kini dyshime që ka shenja psikopatie.

Ju bën shpesh të qani

Këta meshkuj kanë një mënyrë shumë të keqe komunikimi, duke i bërë të tjerët të ndihen keq me veten e tyre. Ata e ofendojnë shpesh partneren. Nëse e shikoni se ky mashkull ju bën shpesh për të qarë, largohuni shpejt nga ai, pasi është psikopat. Nuk ju duhet një person i tillë në jetën tuaj, pasi do shkatërroheni shpirtërisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top