“Çlirimi” i plotë nga e përditshmja
Një armik i betuar i pushimeve është mendimi se pa praninë tuaj nuk bëhet asgjë dhe se të paktën një herë në ditë duhen lexuar Emailat dhe SMS-të që vijnë nga puna. Askush nuk është i pazëvendësueshëm (madje as ju vetë), ndaj dhe celulari i punës dhe laptopi duhen lënë në shtëpi. Në të kundërt, e përditshmja dhe pushimi përhzihen me njëra-tjetrën duke bërë që trupi dhe shpirti të mos gjejnë qetësinë e duhur.
Mos rifilloni punën menjëherë pas kthimit nga pushimi
Të gjithë e kanë provuar tashmë se rikthimi i menjëherëshëm drejt e në stresin e punës e shkarkon shpejt energjinë e fituar gjatë pushimeve. Ndaj është mirë që pas kthimit nga pushimet të planifikoni 1-2 ditë të lira përpara se të filloni punën sërish. Vetëm kështu trupi dhe shpirti “përgatiten” ngadalë për rikthimin në jetën e përditshme.
Pritshmëri sa më realiste
Një pushim optimal nuk do të thotë një pushim perfekt. Ai që idealizon dhe ëndërron vetëm gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin në dy javë pëson edhe zhgënjimet më të mëdha. Edhe gjëra “të bezdishme” gjatë pushimit duhen marrë në konsideratë përpara nisjes, p.sh koha e keqe, personeli jo i miqësor i hotelit apo radha të gjata në aeroport dhe autostradë.
Vepro sipas parimit: “Ndonjëherë më pak, do të thotë më shumë”
Programi i një dite pushimi nuk duhet mbushur plot duke planifikuar edhe minutën e fundit. Ata që besojnë se më së fundi erdhi koha e duhur për të bërë sport pa kufi, për të lexuar gjithë librat e mbledhur pirg dhe për të vizituar këtë apo atë vend, duhet të vlerësojnë se pushimi është oazi i ripërtëritjes dhe jo një përsëritje e stresit të përditshëm në kushte e forma të tjera.
Shijoni mosbërjen e asgjëje pa pikën e vrasjes së ndërgjegjies
Parimi për të mos “humbur” asnjë ditë me vlerë të pushimit i shkakton shumë njerëzve mungesën e një hapësire të duhur për t´u qetësuar dhe për të reflektuar në vetvete. Pushim do të thotë gjithashtu që herë pas herë të mosbërit asgjë të shijohet si një gjë me vlerë dhe kuptimplotë. Bëjeni lajtmotiv të pushimit tuaj atë që nuk e realizoni dot në jetën e përditshme: të mos bësh asgjë me ndërgjegjie të plotë dhe njëkohësisht të ndihesh i lumtur për këtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.