Këshilla & Arsye

January 24, 2020 | 9:04

Hapat e thjeshtë dhe mjaft efektiv që ju ndihmojnë të disiplinoni një fëmijë

Ka shumë gjëra të cilat i frustrojnë prindërit kur është fjala për sjelljen e fëmijëve, zakonet e këqija gjatë vakteve, si dhe shpenzimi i kohës së tepërt para ekraneve. Sidoqoftë, ankthi dhe stresi i tepërt nuk zgjidhë asgjë, ndërkaq psikologia Ross Greene i këshillon prindërit të ‘bashkëpunojnë’ me fëmijën.

Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës ndikohen, e nuk kontrollohen – që do të thotë se me fëmijën duhet të jeni më shumë si bashkëpunëtor sesa si mësues.

Më poshtë jepen tri hapat që prindërit duhet të ndjekin për të pasur ndikim më të mirë te sjellja e fëmijës.

  1. Gjeni rrënjën e problemit

Këtë hap Greene e quan hapi i mëshirës, sepse prindi duhet të mundohet që përmes shumë pyetjeve të zbulojë nga fëmija zanafillën e problemit. Komunikimi me fëmijët është esencial që prindërit të gjejnë shkaktarin e sjelljes së keqe.

  1. Shpjegojani fëmijës se përse diçka duhet të funksionojë

Në këtë hap, prindërit duhet t’ua shpjegojnë fëmijëve se përse duhet të shkojnë në shtrat më herët ose përse duhet të hanë më shumë perime. Në këtë mënyrë, në vend që ta detyroni fëmijën, ata do të kuptojnë rëndësinë e diçkaje duke bashkëpunuar.

  1. Punoni bashkë për një zgjidhje

Dhe në fund është hapi ku prindërit mund të propozojnë një zgjidhje dhe ta ftojnë fëmijën për ta zbatuar së bashku, ndërkaq më e rëndësishmja është që zgjidhja të jetë e pranueshme për të dy palët.

P.sh., nëse fëmija refuzon të lajë dhëmbët sepse nuk i pëlqen shija e pastës, atëherë prindi duhet t’i sigurojë disa lloje pastash derisa të gjejë një shije që i pëlqen; nëse fëmija nuk dëshiron të flejë herët, atëherë prindi duhet ta angazhoj në aktivitete fizike për ta lodhur dhe ta bëjë të ketë nevojë për gjumë. Ndoshta kjo metodë nuk i zgjidhë të gjitha problemet e sjelljes brenda natës, por me kalimin e kohës mund të prisni më shumë rezultate.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top