Lifestyle

August 28, 2018 | 10:26

Hapat për hidratimin e duhur të fytyrës…

Mjaftojnë vetëm dhjetë minuta përkushtim në ditë për ta mbajtur lëkurën të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme për vite me radhë.

Hapi i parë: Pastroni fytyrën tuaj duke përdorur një pastrues special për fytyrën dhe një cohë fytyre, të butë.

Hapi i dytë: Vendosni një sasi të vogël të kremit të fytyrës në gishtin e vogël, atë të unazës dhe të mesit. Evitoni përdorimin e gishtit të madh dhe atij tregues pasi ata mund të tërheqin lëkurën delikate.

Hapi i tretë: Ushtroni presion të lehtë me mollëzat e gishtave të të dyja duarve dhe masazhoni kremin në mënyrë delikate, me drejtim nga jashtë.

Evitoni kontaktin me zonën përreth syve e cila është më delikate dhe kërkon një trajtim specifik me krem sysh.

Hapi i katërt: Përhapni kremin me delikatesë në zonën e qafës, mjekër, zonën përreth gojës dhe mollëza duke përdorur lëvizje rrethore në drejtim të kundërt me lëvizjen e orës. Mos e tërhiqni lëkurën!

Këshilla për përkujdesjen e lëkurës:

  • Përdorni gjithmonë hidratues ose serum në lëkurën e pastruar dhe të tharë mirë.
  • Pastroni mirë duart përpara përdorimit, për të evituar transferimin e baktereve.
  • Përdorni gjithmonë mollëzat e gishtave për të përhapur produktin, me veprime delikate dhe ‘shtypje’ të lehta.
  • Evitoni gjithmonë fërkimin për përhapjen e kremit dhe mos ushtroni asnjëherë presion, veçanërisht në zonën përreth syve.
  • Serumi përhapet me pika dhe gjithmonë aplikohet përpara aplikimit të hidratuesit.

Kur ju t’i jepni lëkurës suaj përkujdesjen e duhur, ajo do ta tregojë atë. Mbani mend, një dietë e shëndetshme, ushtrime dhe pirja e një sasie të madhe uji do ta ndihmojë pamjen e lëkurës suaj. Duke u kujdesur për lëkurën tuaj ajo do t’ju jaq rezultatet që prisni prej saj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top