Shtatëshja e thjeshtë është projektuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës me qëllim përmirësimin e shëndetit duke edukuar publikun se si të jetojë më mirë.
Këto masa kanë një gjë unike të përbashkët: çdo person mund t’i bëjë këto ndryshime, hapat nuk janë të shtrenjtë për t’u marrë dhe madje këto modifikime të thjeshta në stilin e jetës do të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj. Filloni me një ose dy.
Kjo listë e thjeshtë me shtatë hapa është përpunuar për të na dhënë atë që të gjithë e shpresojmë – një jetë të gjatë, produktive dhe të shëndetshme.
Këta shtatë hapa të thjeshtë janë:
Menaxhimi i presionit arterial. Faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.
Mbajtja nën kontroll e kolesterolit. Kolesteroli ndikon në formimin e pllakave sklerotike që bllokojnë arteriet dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.
Reduktimi i sheqerit në gjak. Niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton zemrën, veshkat dhe nervat.
Aktiviteti i rregullt fizik. Aktiviteti fizik ditor rritë gjatësinë dhe cilësinë e jetës.
Ushqimi i shëndetshëm. Një dietë e shëndetshme është një nga armët më të mira për luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Humbja e peshës. Kur largoni kilogramët e tepërt dhe yndyrnat e panevojshme, ju zvogëloni barrën për zemrën, mushkëritë, enët e gjakut dhe skeletin tuaj.
Mospirja e duhanit. Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse pini duhan, ndërprerja e pirjes së saj është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.