Bisedoni me mjekun tuaj
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se mjeku mund t’ju ndihmojë për të lënë duhanin. Mjeku juaj mund t’ju japë shumë këshilla, si dhe të bëjë zëvendësimin e duhanit me çamçakëz ose ilaçe të tilla si Champix.
Gjeni mbështetje në internet
Faqja e internetit Smokefree është projektuar për të dhënë një gamë të mbështetjes të bazuara në dëshmi për ju. Ndiqni instruksionet që të lidheni online falas dhe mbështetja është në dispozicion.
Mbani premtimet
Mos u besoni miteve se çfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë me e dëmshme sesa duhanpirja. Kështu që mbani premtimet që i keni vëne vetes dhe ecni drejt suksesit.
Ndërto një mënyrë për zgjidhjen e dëshirave
Në vend qe ta mendoni një cigare si shpërblim, mendojeni atë si helm. Pëlqeni më shumë të kaloni kohë me njerëz, të pini kafe, sesa të pini e të kundërmoni aromë të cigares. Shpërbleni veten me ushtrimet e mëngjesit, në vend të cigares. Bëni një ecje në mëngjes apo meditim, të gjitha këto janë në të mirë të shëndetit tuaj.
Ndryshoni rutinën tuaj
Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni më mirë një ecje në punë apo të pini kafen në makinë. Largohuni nga duhani në çdo mënyrë të mundshme. Merrni një shishe me ujë me vete, për t’i pasur duart e zëna që mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, makinën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepëseve apo çakmakëve. Hani më shumë çamçakëz.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.