Këshilla & Arsye

October 24, 2019 | 9:05

Hapat që duhet të ndiqni për të negociuar me një bullist

Bullizmi tashmë një term i njohur edhe në Shqipëri, nuk përfundon kur rriteni por ai vazhdon edhe në vendin tuaj të punës ku mund të jetë veçanërisht sfiduese të dini se çfarë të bëni kur përballeni me dikë që dëshiron t’ju nënshtrojë, veçanërisht nëse personi në fjalë ka një pozicion hierarkik pushteti. Çfarë mund të bëni në një rast të tillë dhe të arrini të negocioni një konfrontim?

Më poshtë janë tre hapat që mund t’ju ndihmojnë të merrni përsëri kontrollin:

Pushim

Nëse jeni lloji i personit që nxehet shpejt, apo ka reagime impulsive të menjëhershme është mirë që të stoponi çfarë do reagimi fillestar që ju vjen në momentin e ngacmimit. Merrni pesë herë frymë ngadalë që nga momenti kur ndjeni se po ‘sulmoheni’. Ngadalësimi i frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës do t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë nën presion dhe të ruani kontrollin. Ajo çka pret një bullist është të arrij të vërtetoj që ai mund t’iu kontrolloj dhe t’iu bëjë të humbi situatën nga duart duke ju mërzitur, por mos ia jepni këtë kënaqësi. Rezistojini impulsit për të mbushur qetësinë. Një qëndrim i tillë përballë një ngacmuesi është një mënyrë për të pohuar në heshtje fuqinë tuaj ndaj tij.

Pasqyrë

Në momentin kur një bullist ju drejtohet me vrull, dhunë verbale, mundohet t’iu bëjë të ndiheni të vegjël etj. Situata mund të bëhet kaotike. Mundohuni të ridrejtoni situatën duke e pasqyruar atë: jo mënyrën në të cilën ai po shprehet por fjalët që ai po thotë. Teknika është kjo: përsëritini atij çdo mbrapsht çdo fjalë që ju ka thënë në një intonacion më të qetë dhe të plotë, në disa raste edhe në formë pyetjeje retorike. Kur jeni nën presion, mbështetuni në pikat tuaja të forta, përdorini ato në avantazhin tuaj.

Flisni ose ikni

Vendosni se cili është hapi juaj i radhës, do vazhdoni bisedën që të arrini një zgjidhje apo do të largoheni për ta vazhduar atë në një moment të dytë? Nëse vendosni ta vazhdoni bëni mirë të konsideroni të bëni një pushim të shkurtër qoftë një kafe apo thjesht të largoheni dosa minuta në tualet, vetëm për të marrë pak kohë në ridrejtimin e negociatave. Kur të ktheheni mundoheni të silleni ashtu sikurse do të donit që bashkëfolësi të sillej me ju, pra ruani qetësinë dhe një ton zëri të shtruar dhe të sigurt.

Sidoqoftë, nëse nuk mundesh ose nuk do të vazhdosh më, është mirë ta respektosh atë ndjenjë. Njihni kufijtë tuaj dhe nëse nuk po respektoheni, nuk keni nevojë të vazhdoni debatin medoemos. Ju mund t’i thoni bullistit, “Unë nuk mund të vazhdoj kështu, prandaj do të sugjeroj që ta rishikojmë diskutimin tonë një herë tjetër.”Ikja u jep të dy palëve mundësinë për të reflektuar. Rezistoni ndaj kërkesës për të ekzagjeruar apo dramatizuar më shumë situatën, dhe jepini vetes mundësinë për të rishikuar marrëveshjen në një moment të dytë.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top