Mirëqenie

February 3, 2020 | 12:10

Hapat që ju ndihmojnë të gjeni qetësinë e humbur

T’u dedikohesh të tjerëve është e rëndësishme, veçanërisht për disa njerëz, të cilët duke vepruar kështu, ndjehen thellësisht të kënaqur, qoftë edhe pa marrë asgjë në këmbim. Bujarët janë të tillë, dinë si të japin pa pyetur, por për gjithçka ka një kufi. Kur të dhënit shndërrohet në një barrë dhe ju pushoni së qeni të lumtur vetëm për të kënaqur të tjerët, duhet të pyesni veten, nëse ia vlen të vazhdoni. Sepse rreziku është të bini në një gjendje apatie dhe trishtimi, të një lodhjeje ekzistenciale, e cila nuk është e mirë për askënd.

Është bukur t’u japim të tjerëve, por nuk duhet të na detyrojë të heqim dorë nga lumturia. Të gjithë kemi nevojë për kohë për veten tonë, për të kultivuar interesat tona, gjetur ritmin tonë, të përkëdhelemi, sepse nëse nuk jemi mirë, atëherë brendësia jonë varfërohet dhe na pushton brishtësia. Të besosh se të tjerët, herët a vonë, do të na vlerësojnë për ata që jemi, duke vazhduar të japim në mënyrë që të marrim atë pak njohje, nuk është zgjidhja më e mirë.

Ndonjëherë, thjesht nga papjekuria ose egoizmi, njeriu nuk e kupton se sa e çmuar është ndihma e një personi bujar, e merr si të mirëqenë, dhe në këto raste mund të ndodhë që dikush të përfitojë nga disponibiliteti ynë, duke e konsideruar atë si detyrë. Kjo është arsyeja pse duhet të bëni të qartë se bujaria ka një kufi dhe ai kufi është i pakapërcyeshëm.

Por nëse shkelet, dhe kjo ndodh shpesh, është e mundur të rifitoni qetësinë e humbur, me hapa të vegjël, duke bërë disa zgjedhje që ndoshta nuk do u pëlqejnë të gjithëve, por që do ju ndihmojnë të jeni më mirë:

  • Mbajini larg njerëzit negativë dhe kaloni pjesën më të madhe të kohës tuaj me ata që tregojnë se ju duan vërtetë;
  • Bëni diçka të re çdo ditë, madje edhe një shëtitje të thjeshtë përgjatë një shtegu që nuk e kishit eksploruar kurrë, ose një udhëtim të vogël jashtë qytetit, ose një vizitë në një ekspozitë;
  • Kushtojini kohë vetes, duke rikuperuar hobi të harruara, duke bërë gjëra që doni, duke i dhënë vetes pushime relaksuese në Spa, ose thjesht në banjën tuaj;
  • Kërkoni ndihmë, edhe nëse jeni mësuar t’ia dilni vetë, sepse ndonjëherë, këshillat e një personi të besuar mund të bëjnë vërtet ndryshimin;
  • Duajeni njëri – tjetrin, trajtojeni me vëmendje dhe bujari.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top