Në fokus

September 8, 2017 | 15:55

Hapen transferimet te “Luarasi”, Malaj: Rritet cilësia e studentëve të rinj

Të pakënaqurit me degën apo kushtet e universitetit që frekuentojnë, kanë më shumë se dhjetë ditë kohë për të transferuar studimet e tyre në një tjetër universitet. Kolegji universitar “Luarasi” është një ndër alternativat më të mira akademike. Nga dje, ai mirëpret çdo të interesuar që kërkon më shumë sesa thjesht leksione në auditor.

malaj-luarasi“Luarasi” vazhdon të ketë një vlerësim maksimal lidhur me kredibilitetin akademik me raportin midis pjesës së të mësuarit në klasë dhe praktikave mësimore dhe një rritje të jashtëzakonshme të kontakteve me shoqatat e biznesit në Shqipëri, por edhe me qendrat kërkimore-shkencore të universiteteve jashtë Shqipërisë”, thotë rektori, prof. dr. Arben Malaj, duke përmendur vetëm disa prej pikave më të forta të universitetit.

Për rektorin e “Luarasit” janë tre faktorët që e rrisin suksesin vit pas viti. “Cilësia e studentëve që përzgjedhin ‘Luarasin’ ka ardhur në përmirësim. Së dyti, është rritur gjeografia, gjithnjë e më tepër kandidatë janë njohur me këtë mundësi konkrete dhe, së treti, është një rritje e përgjithshme e preferencave në të dyja fakultetet kryesore: Ekonomik dhe Juridik”.

AFATET DHE PROCESI

Kandidatët që aplikojnë për të transferuar studimet apo për të ndjekur një program të dytë kanë afat deri më 19 shtator për të aplikuar në pesë degë maksimumi. Çdo i interesuar për degët: Drejtësi, Financë dhe Administrim biznesi duhet të aplikojë pranë sekretarisë së “Luarasit”.

Një staf i kualifikuar asistojnë në përgjigje të interesit të çdo personi që dëshiron të ndjekë studimet aty. “Për të gjithë të interesuarit që duan të transferojnë studimet nga data 7 shtator deri më 19 shtator, zhvillohet procesi i aplikimit për transferim. Njëkohësisht, studentët të cilët duan të ndjekin një program të dytë studimi, mund t’i drejtohen sekretarisë pranë ‘Luarasit’.

Aty ata do të dorëzojnë dokumentacionin dhe më pas ky dokumentacion vlerësohet nga komisionet e ngritura pranë dekanateve të kë- tyre fakulteteve. Studentët kanë të drejtë të transferojnë studimet nga universitetet publike apo private drejt një tjetri. I ftojmë që të mos humbasin afatin dhe të paraqiten pranë ‘Luarasit’ për çdo pyetje apo kërkesë që ata kanë. I mirëpresim në çdo ditë të javës, nga ora 08:00-20:00″, sqaron shefja e Departamentit të së Drejtës Publike, Dorina Gjipali.

 

luarasioDOKUMENTET

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përmban edhe dokumentet që duhet të kenë me vete ata që dëshirojnë të transferojnë studimet. Më konkretisht, bëhet fjalë për: formularin e aplikimit, planin e plotë të programit që ka ndjekur, vërtetim të listës së notave dhe krediteve për çdo lëndë, dy foto, kopjen e mandatpagesës dhe një fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë, në rast se ka përfunduar përpara vitit 2011. Por, nuk mjafton vetëm kaq për të qenë pjesë e “Luarasit”.

Aplikimet për transferim studimesh dhe për program të dytë do të shqyrtohen nga komisionet e ngritura, posaçërisht brenda 30 shtatorit, ndërsa në datën 3 tetor publikohen emrat fitues të kandidatëve që janë pranuar për të qenë pjesë e tij. Për çdo informacion, kandidatët që nuk kanë mundë- si të adresohen pranë universitetit, mund të marrin informacion në dy numrat e sekretarisë: 069 6026900, 068 8030950 apo edhe në www.luarasi-univ.edu.al.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top