Jeni duke menduar se cili është ambienti më i mirë për të rritur një fëmijë? Zgjidhni hapësirat e gjelbra dhe përfitimet do të jenë të shumta duke nisur nga truri i fëmijëve. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga shkencëtarët britanikë të cilët kanë shpjeguar se ka një lidhje të fortë mes hapësirave të gjelbra dhe memories së fëmijëve.
Ata theksojnë se fëmijët që jetojnë në lagje urbane të mbushura me pemë jeshile iu forcohet më shumë kujtesa, iu rritet përqendrimi gjë që i lejon të regjistrojnë sa më shumë informacione.
Studimi u realizua mbi 4785 fëmijë të moshës 11 vjeçare, të cilët jetonin në zonat urbane të Britanisë. Analiza tregoi se sa më pak gjelbërim të kishte në hapësirë aq më e ulët ishte kujtesa dhe përqendrimi fëmijëve.
“Rezultatet tona sugjerojnë se hapësirat e gjelbra kanë një rol pozitiv në funksionet konjitive .Kujtesa hapësinore është një aftësi e rëndësishme njohëse që lidhet fuqimisht me performancën akademike tek fëmijët, veçanërisht performancën matematikore”, u shpreh një nga kërkuesit e studimit duke shtuar se rezultatet e tyre mund të përdoren në të ardhmen në fushën e arsimit dhe të planifikimit urban. Prisnim që memoria hapësinore të ketë lidhje pozitive me hapësirat e gjelbra për dy arsye.
Së pari fëmijët që jetojnë në ambiente të gjelbra kanë më shumë mundësi të eksplorojnë zonën e tyre ku luajnë.
Dhe së dyti hapësirat e gjelbra si parqet dhe kopshtet tërheqin vëmendjen nga lart poshtë dhe njerëzit përqendrohen më shumë pasi bien në kontakt me natyrën, urojmë që studime të tilla të ndihmojnë që të ndërgjegjësohemi për fëmijët dhe të kuptojmë se faktorët mjedisorë janë të rëndësishëm për shëndetin konjitiv sidomos tek fëmijët” theksuan mjekët.
Studime të mëparshme nga ana tjetër kanë vërtetuar se jetesa në hapësira të gjelbra ndikon edhe në frymëmarrjen e të vegjëlve, ata preken më pak nga sëmundjet respiratore apo astma. Prandaj nuk ka asgjë për t’u menduar për të mirën e fëmijëve, zgjidhni të jetoni në hapësira të gjelbra.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.